Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Gazetarja shqiptare zbulon të pathënat dhe jep paralajmërimin e fortë: Si donte të më asgjësonte Sali Berisha. Ky është dëshmitari që mund ta fundosë

20:41 / May 10, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Sali Berisha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetarja Zenepe Luka i është rikthyer ngjarjes së rëndë kur në vitin 1997, në kohën kur ajo punonte si korrespondente në një gazetë shqiptare dhe përcillte ngjarjet e pranverës së përgjakshme të atij viti në qytetin bregdetar, iu vu tritoli në shtëpi.

“Është një nga datat më të dhimbshme të jetës time si gazetare gjatë gjithë karrierës. Gazetare e terrenit prej 45 vitesh. Sot mbushen 22 vjet nga kjo ngjarje makabre. Isha gazetare në periudhën më të dhimbshme që kaloi Vlora nga trazirat e ’97. Unë mbeta e vetme në Vlorë, të gjithë gazetarët ikën, në Tiranë, ikën jashtë disa kërkuan dhe status politik. 

Unë qëndrova sepse duhet të qëndroja. Kur gazetaria është profesion, është edhe mision dhe duhet ta bësh këtë detyrë, pavarësisht nga situatat dhe pasojat. Ishte një periudhë e vështirë, për vetë klimën kriminale dhe pasojat që pati ajo pranverë e përgjakur. Ta bësh detyrën dhe të japësh kronikën e ditës mes bandave , plumbave dhe turmën e irrituar sinqerisht ishte guxim. Nuk jam penduar kurrë për atë që bëra, ishte detyra ime si gazetare“, tha Luka për Report Tv.

Po si ndodhi ngjarja? Sipas gazetares Zenepe Luka kjo ndodhi pas një takimi që PD zhvilloi në Vlorë dhe për sulmin ajo akuzon drejtpërdrejtë Azem Hajdarin që sipas sja dha urdhrin, ndërsa tregon se këtë e vërteton edhe dëshmitari Izet Haxhia, ish turpëroja e Sali Berishës. Luka shprehet edhe se sot i lind e drejta ta denoncojë Sali Berishën për moskallëzim krimi.

“Pas ngjarjeve të 97 u bë një takim në pallatin e sportit dhe vajta si gazetare, po vinte PD pas një viti në Vlorë. Tek dera më ndalojnë si guxon të hysh këtu. Arrita të futem në miting dhe dëgjova Azem Hajdarin dhe jam çuditur që fjala e tij nisi me gazetaren Zenepe Luka se ne ishim shkaktarët e kësaj tragjedie. Kjo më trembi dhe u largova. 

Dhashë lajmin e ika në shtëpi. Në darkë më vendosën tritolin. Azem Hajdari është protagonisti kryesor që me mikun e tij Kakami e bënë këtë gjë. Hajdari dha urdhrin dhe ai e zbatoi. Le të dënohen autorët dhe pas vdekjes. Atë e thotë dhe Izet Haxhia “Jam dëshmitar se Azem Hajdari telefoni Sali Berishën dhe  i tha se porosia për gazetaren e Vlorës u krye” Sot mund edhe ta denoncoj Sali Berishën, jo se dha urdhrin pasi këtë nuk mund ta them, por për moskallëzim krimi”, tha Luka

Sot Zenepe Luka kërkon ende drejtësi për këtë ngjarjen, që sipas saj dihen të gjithë autorët dhe kush urdhëroi vendosje e tritolit, por që ka mbetur e harruar në pluhurat e arkivës së Prokurorisë së Vlorës dhe se për shkaqe politike ende nuk çohet në gjykatë.

“Që nga ajo ditë ngulmoj dhe kërkoj sa të jem gjallë dua që drejtësia të gjejë autorët dhe t’i vërë përpara ligjit.  Ka një dosje në prokurorinë e Vlorës dhe dihet se kush janë autorët, por ka munguar dëshira për ta çuar deri në fund këtë çështje.  Si çështje mbetet por nuk po vihet në lëvizje. 

Ka dëshmitar, ish truproja e Berishës, Izet Haxhia që thotë vetë se unë vij si dëshmitar i gjallë të flas me gojën time dhe të provojë që kush janë autorët që i hodhën bombën gazetares . Prokuroria nuk ka dashur të vihet në lëvizje. Kjo sepse është ende dora e politikës. Shpresoj që me drejtësinë e re kjo dosje të vihet në lëvizje.”

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Situata e zjarreve në vend/ 6 vatra aktive/ Vihet nën kontroll zjarri në Pukë, 214 forca në terren

11:20 / August 24, 2026

“Pasqyrë Albania”, si do të funksionojë platforma e re për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve

11:00 / August 24, 2026

Krimi i rëndë në Kosovë/ Dyshohet se 25-vjeçarja shtatzënë u qëllua nga bashkëshorti, në spital mbërriti pa shenja jete

10:55 / August 24, 2026

Ukraina shënon 35-vjetorin e pavarësisë mes luftës dhe thirrjeve për më shumë mbështetje

10:32 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.