Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Gazetarja tregon ku fshihet Ervin Mata, përmend edhe personazhin e dyshuar për zhdukjen e Ervis Martinajt

18:31 / November 21, 20233 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Mata 770x417 1
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Gazetarja Klodiana Lala deklaron se Ervin Mata, të cilin e quan një personazh të rëndësishëm në fushën e narkotrafikut nga Amerika Latine, dyshohet se ndodhet në Argjentinë. Lala tha se Mata ka qenë më herët në Bolivi, ndërsa SPAK e ka shpallur së fundmi në kërkim për trafik droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

“Ervin Mata është personazhi kryesor i përplasjes në ish-Bllok në vitin 2018 ku u përplas ashpër me Ervin Martinajn. Për këtë ngjarje që në atë kohë u përdor emri i këngëtares, Elvana Gjata, unë e kam bërë të qartë se ishte një përplasje në fushën e narkotrafikut. Përplasja midis dy grupeve kriminale kishte ardhur për shkak të trafikut të drogave të forta. Dënimet ishin mjaft të lehta. Edhe Meviol Bilo, ish-komando u dënua me një dënim qesharak pasi u cilësua një vrasje e atypëratyshme dhe nuk u hetua më gjatë për arsye që mbetet t’i hetojë Prokuroria e Posaçme. Ky është Ervin Mata i konsideruar një personazh dhe faktor kryesor në trafikun e drogave të forta nga Amerika Latine drejt Bashkimit Evropian. Ai nuk qëndron në Shqipëri pjesën më të madhe të kohës. Këtë verë ka qenë një ose dy herë me periudha të shkurtra dhe mendohet se jeton në Argjentinë dhe Bolivi etj. Djali i z.Breçani, pasi ka lidhje krushqie me Ervin Matën, dyshohet të jetë i përfshirë në çështje të trafikut të drogës. Kush është personazhi surprizë për median shqiptare? Unë e kam njohur disa vite përpara dhe për herë të parë e kam hasur me dokumente zyrtare në 2014 kur autoritetet e Maqedonisë së Veriut, ku dyshohet se ka lidhje edhe me zhdukjen e Ervis Martinit.

Bujar Gërmizi, është ish-oficer i forcave speciale, ish-gardist, shoqërues i disa personaliteteve të ministrave dhe ish-ministrave. Ishte arrestuar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut për çështje të trafikut të drogës, u arratis në një arratisje spektakolare nga burgu. Pati një përpjekje titanike atje për ta arrestuar. Ai hyri në Shqipëri dhe kërkoi që dosja të sillej këtu. Autoritetet maqedonase nuk pranuan dhe kërkuan të arrestohej dhe më pas të sillej dosja.

Duke qenë se ishte në veri të vendit, duket se nuk tërhoqi vëmendjen. Për shkak të punës në Gardën e Republikës dyshohej për grabitjen e Bankës së Kursimeve në shuma të konsiderueshme prej 300 apo 400 milionë lekë. U arrestua dhe u dërgua në burg në Prizren, pati revolta të forta. Kohët e fundit mendohet se ishte lidhur me disa grupe kriminale. Është i futur thellë në trafikun e drogës dhe këtu bëhet lidhja me Ervin Matën. Është duke u hetuar edhe në lidhje me zhdukjen e Ervis Martinajt”, tha Lala në News24.

ervin mata klodiana lala
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

I mori jetën Ilaria Sulës/ Zbulohen mesazhet e ish të dashurit të 22-vjeçares shqiptare

20:45 / July 7, 2025

Agron Malaj në krah të banorëve të Suç-Kurdarit: Kontrata për HEC-in është firmosur nga drejtuesit demokratë

19:40 / July 7, 2025

Zbulohet pronari i kabinave në Theth, Prek Kodra do eliminonte Albin Kurtin me snajper

18:55 / July 7, 2025

IKMT zbulon detaje nga aksioni në Theth: Brenda ditës së sotme do të shemben 20 subjekte pa leje

18:37 / July 7, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.