Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Gazmend Bardhi zbulon “përballjen” e Bashës me amerikanët: Ja pasojat që do kishim nëse nuk do largonim Berishën

21:29 / September 16, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bardhi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi tha se largimi i Sali Berishës nga grupi parlamentar ishte vendimi më i mirë për partinë.

Bardhi tha se të gjithë janë lënduar, por në vendimin për Berishën, u pa interesi i partisë.

“Dua të shpreh qëndrimin tim mbi këtë vendim. Çdo anëtar i PD është lënduar nga lëndimi. Lëndimi nisi kur SHBA shpalli “non grata” Sali Berishën, që është pjesa më e lavdishme e PD. Kjo vendimmarrje apo ky vendim, sigurisht që lëndon.

Secili prej nesh, duke nisur tek Basha deri tek anëtari i thjeshtë duhet të kenë primar interesin e PD. Kam bindjen e thellë se kjo ishte e vetmja rrugë për zgjidhjen e kësaj çështje. Kishte edhe rrugë të tjera, por vendimmarrja e Bashës, ishte e vetmja zgjidhje për situatën e krijuar, situatë në të cilën nuk do të donim të ishim. Berisha ka 8 vjet në opozitë dhe vendi ka një “minues demokracie” që është Edi Rama.

Drejtimi i gishtit tek PD po tenton të tregojë se e keqja është tek PD, por në fakt e keqja është Edi Rama. Përpara interesit personal, duhet të vendosim interesin e PD”, tha Bardhi në TCH.

Sekretari i Përgjithshëm i PD u shpreh se Basha e ka kundërshtuar vendimin e SHBA për shpalljen “non grata” të Berishës, gjatë takimeve që lideri i PD ka patur me zyrtarë të lartë amerikanë. Sipas tij, mbajtja e Berishës në selinë blu, do kishte pasoja të parikuperueshme për PD-në.

“Basha ka shprehur mosdakordësi në sy të zyrtarëve të lartë të SHBA për shpalljen “non grata” të Sali Berishës. Nëse Basha nuk do merrte këtë vendim, interesat e PD do ishin cënuar në mënyrë të parikuperueshme.”, tha Bardhi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Plagosja e avokatit në mes të lokalit, Dhoma Vendore e Avokatisë 2 orë bojkot të seancave gjyqësore në Durrës

10:19 / September 18, 2026

Korça bëhet gati për maratonën/ Kryeministri Rama: Të dielën qyteti do të vrapojë

10:11 / September 18, 2026

Manja: Mazhoranca kurrë nuk i ka ulur pagat e magjistratëve, përballjet në Kushtetuese kanë qenë vetëm për masën e rritjes!

22:42 / September 17, 2026

Prania besnike, Rama: Të premten, ora 17:00 në të gjithë Shqipërinë

21:40 / September 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.