Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka publikuar një video-montazh me sekuenca nga përballja e kryeministrit Edi Rama me gazetarët në “Opinion”.
Përpost pandemisë, tema kyçe ishte ajo e inceneratorëve, që ka prodhuar së fundmi debat të gjerë në sferën politike në vend.
Duke komentuar sjelljen dhe deklaratat e Ramës në studio, Bardhi thotë se pas çdo shantazhi të Ramës fshihet frika që ai ka nga përballja me drejtësinë.
Ndaj ai e sfidon kryeministrin me një pyetje: Kush janë pronarët e inceneratorëve?
Reagimi i Bardhit
Pas cdo klithme, pas cdo shantazhi fshihet vetem frika per perballjen me drejtesine! Kush jane pronaret e inceneratoreve? Nje pyetje qe e sfidoj Edi Ramen te pergjigjet. Njerezit kane te drejte te dine, kush i ka marre 75 milione euro.