Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas njoftimit të Gazment Bardhit në Kuvend, për të revokuar përjashtimet e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha duke kthyer deputetët në Grupin Parlamentar, mes tyre dhe Sali Berishën.
Në një postim në rrjetet sociale, Basha shkruan se “pazari mes Ramës dhe Berishës po zbardhet çdo ditë”.
Sipas Bashës, Rama kërkon të kthejë në PD aleatin e tij Berisha, ndërsa shton se “kjo është rruga e vetme e mbijetesës së klasës së vjetër politike, nëpërmjet pazarit për të shtrënguar radhët e të korruptuarëve”.
Basha shkruan më tej se ata bënë alenacë kundër SPAK për të liruar të korruptuarit.
Reagimi i plotë:
Pazari mes dyshes Rama-Berisha po zbardhet çdo ditë dhe më shumë. Janë të qartë në:
🛑Aleancën e tyre kundër SPAK
🛑Lirimin e të dënuarve për korrupsion
🛑Ruajtjen e marrëveshjes famëkeqe të vitit 2008.
Si pjesë e këtij pazari, Rama kërkon të kthejë në PD aleatin e tij Berisha.
Kjo është rruga e vetme e mbijetesës së klasës së vjetër politike, nëpërmjet pazarit për të shtrënguar radhët e të korruptuarëve.
Vendimi i Partisë Demokratike të Shqipërisë është i qartë dhe i prerë.
Asnjë ortakëri e lidhur nga krimi dhe korrupsioni nuk mund ta zhbëjë atë.
🔵Asnjë person i përcaktuar “Non grata” nuk do të jetë pjesë e PD.
🔵PD mbështet pa kushte SPAK dhe vënien para ligjit të gjithë atyre që kanë abuzuar me paratë e shqiptarëve.
🔵Lista të hapura, votim për diasporën, barazi vote dhe votim e numërim elektronik.
Njoftimi i Bardhit në Kuvend
E nderuar znj. Kryetare e Kuvendit,
Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ju njoftoj se në mbledhjen e Grupit të datës 03 Prill 2024, në përputhje me neneve 15 dhe 16 të Rregullores së Kuvendit, si dhe Rregullores së Brendshme të Grupit Parlamentar, është vendosur “Revokimi i të gjitha vendimeve për masa disiplinore të marra nga grupi gjatë kësaj Legjislature”.
Për këtë arsye, të gjithë deputetët që janë vetëdeklaruar në nisje të kësaj Legjislature në përbërje të Grupit Parlamentar, rikthehen/konsiderohen si anëtarë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike duke filluar nga data 3 Prill 2024,
Në këtë kushte, në mbështetje të nenit 16 të Rreguulores së Kuvendit, lutem të pasqyrohet ky ndryshim i përbërjes së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike në organet e Kuvendit
Duke ju falenderuar për mirëkuptimin,
GRUPI PARLAMENTAR I PARTISË DEMOKRATIKE
KRYETARI Gazment BARDHI
