Pas denoncimeve në media, Qeveria ka kaluar sot një fond me vlerë 2 milion lekë për kurimin e aktorit të njohur Genc Fuga.
Prej ditësh, mediat dhe rrjete sociale kanë bërë apel për ndihmë për operacionin e aktorit.
Genc Fuga pësoi ditë më parë goditje në tru dhe gjendja shëndetësore e tij është kritike.