Sot është 1 prill dhe jo vetëm fillimi i muajit të ri pranveror, por në të gjithë botën njihet si dita e gënjeshtrave. Por ja cilat janë “gënjeshtrat” e një prillit që në fakt kanë rezultuar të vërteta.
Van Halen ka qenë një nga bandat rock më të njohura në 1985, kështu që lajmi i liderit të grupit David Lee Roth më 1 prill të atij viti se do të largohej nga banda nuk u morr seriozisht. Por ja që ishte ashtu.
Selena Quntanilla Perez u vra më 31 mars 1995, por dita pasardhëse ishte mjaftueshëm për të mos besuar vdekjen e saj miliona fansa. Madje patën nga ata që e akuzuan radion Keda-Am që dha fillimisht lajmin, për gënjeshtër.
Në 1 prill të 2004, Google bëri të ditur daljen e versionit beta dhe një shërbimi të ri emaili të quajtur, Gmail. Për shkak dhe të ditës kjo dukej si fantazi, sidomos fakti i të pasurit një hapësirë prej 1 GB në email, në një kohë kur shërbimet më të njohura Yahoo dhe Hotmail ofronin vetëm 2 MB dhe 4 MB përkatësisht.