Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

George Frendo mesazh protestuesve me fjalët e Jezu Krishtit: Vandalizmi është absurd!

12:48 / December 14, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
frendo 770x419 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas 33 ditësh në spital, ku fitoi betejën me Covid 19 George Frendo, Arqipeshkvi Metropolit i Tiranë-Durrësit, Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë ka bërë një koment edhe për situatën aktuale në vend.

Ai thotë se nga Italia ka ndjekur zhvillimet në Shqipëri, ku i shpreh ngushëllimet familjes së 25-vjeçarit të vrarë Klodian Rasha, ndërsa kërkon nga policët ta ushtrojnë me përgjegjshmëri detyrën e tyre.

Nga ana tjetër, Imzot Frendo shprehet se në një vend demokratik populli ka të drejtë të protestojë, por duhet shmangur vandalizmi dhe dhuna.

MESAZHI I PLOTË

Gjatë qëndrimit tim për rikuperim nga Covid 19 në Itali kam ndjekur lajmet për ngjarjet në Shqipëri pas vrasjes së një djali 25 vjeç nga një polic. Dua të shpreh mbështetjen dhe ngushëllimin tim me familjen e Klodjan Rashes, për këtë humbje të madhe. Policët zbatojnë një punë shumë të dobishme në shoqëri, që duhet ta vlerësojmë. Por i lutemi ta ushtrojnë me shumë përgjegjësi dhe respekt për çdo qytetar.

Por duke u përgatitur për kremtimin e lindjes së Princit të Paqes, Jezu Krishti, e ndiej detyrë të bëj edhe këtë vërejtje. Si vend demokratik, populli ka të drejtë të protestojë. Por duke shmangur çdo lloj vandalizmi dhe dhune. Vandalizmi është absurd, sepse kush paguan për pronësinë publike të dëmtuar? A nuk jemi ne, me taksat tona? Si tha David Cameron, ish kryeministri i Mbretërisë së Madhe (Angli): “Paraja publike nuk ekziston. Ekziston vetëm paraja e taksapaguesve” (“There is no such thing as public money. There is only taxpayers’ money”). Përveç kësaj, vandalizmi nuk përputhet me dashurinë për Atdheun.

Ndërsa dhuna është gjithmonë një fyerje kundër dinjitetit njerëzor. Pikërisht sot Jezusi na mëson e na fton të shohim këtë dinjitet në fytyren e çdo njeriu. Dhe mos të harrojmë se dhuna lind dhunë. Vetë Jezusi tha: “… të gjithë ata që kapen për shpatë, prej shpatës edhe do të vdesin.” (shih Mateu 26, 52).
Mons. George Frendo O.P.

Arqipeshkvi Metropolit i Tiranë – Durrës

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.