Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

“Gërdeci”/ Avokatët kërkojnë pushimin e çështjes, shtyhet seanca për Fatmir Mediun

14:48 / March 23, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Mediu 1068x601 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shtyhet seanca gjyqësore në GJKKO për ish-ministrin e Brendshëm Fatmir Mediu.

Avokatët e Mediut kërkuan pushimin e çështjes ndaj tij, me argumentin se është pushuar çështja penale.

Kujtojmë se SPAK njoftoi se kishte ka dorëzuar në Gjykatën e Posaçme dosjen penale ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu në lidhje me tragjedinë e 15 marsit 2008 në Gërdec, ku nga shpërthimi në punishten e demontimit të armëve gjetën vdekjen 26 persona dhe u plagosën 300 të tjerë.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë së Posaçme ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu akuzohet për dy akuza; atë të shpërdorimit të detyrës dhe shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim me subjekt ushtarakë, kuadër komandues.

Fatmir Mediu është marrë dhe më herët i pandehur nga Prokuroria e Përgjithshme, por në vitin 2009 kur dosja e tij penale po gjykohej në Gjykatën e Lartë për shkak se ai u zgjodh deputet në Kuvendin e Shqipërisë, ligji i kohës parashikonte se ndjekja penale apo gjykimi nuk mund të vazhdonte dhe vendosi ta pushonte çështjen.

Me krijimin e SPAK ishte Zamira Durda, nëna e një fëmije të mitur që gjeti vdekjen në Gërdec, e cila kërkoi rihetimin e çështjes dhe gjykimin e Mediut, pasi sipas saj për tragjedinë e Gërdecit nuk është bërë drejtësi. Prokuroria e Posaçme duke mos qenë kompetente në krye të herës për të hetuar këtë çështjes, përderisa kishte një vendim të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë iu drejtua Gjykatës dhe shkalla e parë e rrëzoi prokurorinë për rihapjen e kësaj dosje.

Ishte Apeli i Posaçëm i cili i hapi dritën jeshile hetimit të dosjes Gërdeci dhe tashmë Prokuroria e Posaçme e ka përfunduar hetimin sa i përket ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu dhe e dorëzoi në Gjykatë dosjen penale duke argumentuar se mburoja e imunitetit kishte rënë dhe nuk kishte asnjë pengesë që Mediu të gjykohet për dy vepra penale.

avokatet gerdeci Media
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Media e kapur?”, Rama i përgjigjet akuzave: Përqindja e zërit të opozitës arrin 68.2%

11:29 / May 26, 2026

Media: Lufta në Iran deri tani i ka kushtuar SHBA-së 12 miliardë dollarë

21:18 / March 17, 2026

Gërdeci i pandëshkuar/ Familjarët e viktimave homazhe: S’ka drejtësi nga SPAK, Mediu po favorizohet! Geraldo Durda: Të shkohet deri te Shkëlzen Berisha

13:39 / March 15, 2026

Media: Emiratet po shqyrtojnë sulme ndaj objekteve raketore iraniane

20:59 / March 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.