Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shtyrë gjyqin ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediut.
Sipas burimeve për Panorama TV, mësohet se gjithashtu është vendosur që familjarët e viktimave të pranohen si palë në proces.
Ditën e sotme në orën 14:00 ishte parashikuar mbajtja e seancës së radhës ndaj Mediut, ndërkohë që u vendos që seanca tjetër të mbahet në 22 qershor në orën 14:00.
Akuzat per Mediun
Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e akuzon Mediun për “shpërdorim detyre” dhe “për shpërdorim detyre në bashkëpunim me kuadër komandues ushtarak” lidhur me dosjen e shpërthimit në Gërdec.
Dy prokurorët që do të jepnin pretencën janë Altin Dumani dhe Arben Kraja, njëri kreu i SPAK, tjetri paraardhësi i tij.
