Një 25-vjeçar është vënë në pranga pasi ka goditur me gërshërë në kokë E.I., 26 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Rinia në Durrës, ku O.D për motive të dobëta ka plagosur 26-vjeçarin. Ky i fundit ndodhet në spitalin e Traumës nën kujdesin e mjekëve bën të ditur policia.
NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 07.10.2019 u arrestua në flagrancë shtetasi O.D., 25 vjeç, banues në fshatin Rinia, Durrës, për veprën penale
“Plagosja e rëndë me dashje” pasi për motive të dobëta ka plagosur në kokë me mjet prerës (gërshërë), shtetasin E. I., 26 vjeç, banues në fshatin Rinia, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.
