Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Gërvalla e Daçiç përplasen në Slloveni: Më mirë të thuhet se Serbia duhet ta njohë Kosovën për të hyrë në BE

08:44 / August 30, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1693377334 donikagrvalla
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Forumin e Bledit në Slloveni, ka pasur një përplasje mes Kosovës dhe Serbisë. Pas përplasjes që pati kryeministri Albin Kurti me kryeministren serbe, Ana Brnabiç, kësaj here polemika ka pasur edhe mes ministrave të jashtëm të të dyja vendeve, Donika Gërvallës dhe Ivica Daçiç.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla u shpreh optimiste se mund të arrihen suksese në dialogun me Serbinë, më së largu deri në pranverën e vitit të ardhshëm.

Me këtë konstatim u pajtua edhe emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili tha se normalizimi mund të ndodhë brenda pak muajsh nëse ka vullnet dhe përkushtim për zbatim të marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit.

“Po, pajtohem plotësisht. E dimë se çfarë duhet të bëhet, kemi marrëveshjen e shkurtit dhe të marsit dhe mund të implementohen sapo të ketë vullnet dhe përkushtim politik brenda disa muajsh”, tha ai. Më tej Gërvalla tha se 2030 është një synim i Kosovës për t’u përgatitur dhe integruar në BE, duke shpresuar që BE të mos ta ndryshojë datën e pranimit.

“Ne si Kosovë jemi të gatshëm, si vend sovran të vendosim për fatin tonë. Jemi optimist se zhvillimet e brendshme në Kosovë janë të mira. Kosova është e gatshme të merr detyrat dhe me prioritet që t’i bashkohet BE-së”, deklaroi Gërvalla. Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç ndërhyri në diskutimin e Gërvallës, duke i përmendur marrëveshjet e kaluara, derisa përsëriti kërkesën për themelim të Asociacionit.

“Ne jemi konstruktiv duam të marrin pjesë, por së pari është Asociacioni dhe para kësaj nuk mund të ecim më tutje. S’mund ta shmangim”, tha ai. Atij i reagoi ministrja Gërvalla, e cila tha me këtë qasje nuk mund të ketë lëvizje përpara. “Nëse kërkon arsye që të mos lëvizësh ka, gjithmonë është lehtë që të gjendet”, tha ajo. Ministri serb tha më tej se Bashkimi Evropian duhet të tregojë se çfarë saktë duhet të bëjë Serbia që të integrohet në BE.

Sipas tij, është më mirë është të thuhet se “Serbia duhet ta njohë Kosovën për të hyrë në BE”. “Kosova dhe Bashkimi Evropian janë dy rrugë të ndryshme. Thjesht na tregoni se çka duhet të bëjmë? A besoni se mjafton ajo që thuhet për kriteret? Nuk mund të jemi kaq naivë. Edhe Shqipëria i ka 100 për qind në pajtim standardet me BE-në, por ende nuk po ecën. Ndoshta më mirë të thuhet se Serbia duhet ta njohë Kosovën për të hyrë në BE”, ka deklaruar Daçiç./ Telegrafi

Kosovo Serbia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Franca ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

21:57 / July 21, 2026

Paralajmërimi i Trump: SHBA do të godasë shumë shpejt zonën pranë Malit të Kazmës në Iran

21:44 / July 21, 2026

Rama reagon ndaj kritikave për ‘Paketën e Maleve’: 90% janë profile fallco të korbave të opozitave imagjinare

21:41 / July 21, 2026

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.