Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhacka uroi sot Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e festës së 4 korrikut. Xhaçka shprehet se ishte nder i madh që Presidenti i 42-të i SHBA, Bill Clinton vizitoi Shqipërinë për herë të parë.
“GËZUAR 4 KORRIKUN AMERIKË. Nder i madh të kishim mes nesh Presidentin Bill Clinton! Një mik i vërtetë, të cilit shqiptarët 🇦🇱 i detyrohen mirënjohje historike për udhëheqjen e tij në fundin e luftës së tmerrshme e kriminale të Millosheviçit”,-shkruan Xhaçka.
