Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Gjallërohet turizmi/ Rriten hyrjet e shtetasve të huaj në mars, kryeson Kosova

14:41 / April 23, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kufi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Turizmi i të huajve po shfaq shenja gjallërimi në muajt e parë të këtij viti, ndonëse ende mbetet nën nivelet e parakrizës.

Sipas INSTAT, hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin Mars 2021, janë 394.478. Krahasuar me Mars 2020, ky tregues rezulton me rritje 44,8 %. Në Mars  2021, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 170.279. Krahasuar me Mars 2020, ky numër është rritur me 78,6 %. Ndryshimet në përqindje të treguesve të lëvizjes së shtetasve, janë ndikuar nga masat e pandemisë të vendosura në muajin Mars 2020, thekson INSTAT.

Numri i shtetasve të huaj të hyrë në Shqipëri gjatë tremujorit të parë të 2021 është 513.781, duke rënë me 10,4 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020.

Gjatë tremujorit të parë të 2021, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Kosova ka pasur rritjen më të madhe me 38,3 % dhe Zvicra me 32,7 %, ndërsa uljen më të ndjeshme e ka pasur Greqia me 83,5 % dhe Anglia me 70,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020 (tab.2).

Kosova mban gjallë turizmin 

Pasi “shpëtuan” hotelet dhe konsumin gjatë gjysmëës së dytë të 2020-s, shtetasit e Kosovët kanë vijuar të mbajnë gjallë turizmin dhe në muajt e parë të këtij viti. Për tre muajt e parë 2021, hyrjet e shtetasve nga Kosova përbënin gati gjysmën e hyrjeve të shtetasve të huaj në total, nga rreth 30% që ishte pesha e tyre përpara se të fillonte kriza pandemike.

Të dytët janë shtetasit e Maqedonisë, me 18% të totalit dhe të tretët malazezët, me 12.2.

Kufizimi i lëvizjeve nga shteti grek, ka bërë që hyrjet e shtetasve nga Greqia (një pjesë e konsiderueshme shqiptarë me pasaporta greke), të bien ndjeshëm me mbi 80%, duke përbërë vetëm 3% të totalit, nga 15% të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Daljet e shtetasve shqiptarë bien me 30% 

Sipas INSTAT, Daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Mars 2021, janë 413.443 duke shënuar një rritje me 45,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Mars 2021, janë 255.768. Krahasuar me Mars 2020, ky numër është rritur me 45,6 %. Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Mars 2021, janë 157.675. Krahasuar me Mars 2020, ky numër është rritur me 44,3 %.

Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë tremujorit të parë të 2021, është 756.405 duke rënë me 31,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë./ Monitor

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Një kullë do të ndërtohet në vend të “Tajvanit”, shpallet kompania fituese

19:40 / October 1, 2026

Tejkalohen kërkesat për kreditë 0% për strehim, zbulohet ministria me numrin rekord të aplikimeve

17:39 / September 27, 2026

BSH: Sektori i turizmit ndikim pozitiv tek punësimi

13:34 / September 25, 2026

Doganat mbledhin 164,9 miliardë lekë në 8 muaj, 6,8 miliardë më shumë se vjet! Karburantet dhe cigaret ndër burimet kryesore të rritjes

13:59 / September 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.