Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kulinari

Gjashtë gjërat që duhet të dini për kungullin e njomë

19:09 / September 3, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kungulli i njome
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Një nga ushqimet më të përdorura në verë, është kungulli i njomë. A i dini vetitë ushqyese të tij?

Së pari, sa kalori ka kungulli i njomë?

Jo shumë, në të vërtetë kungulli i njomë është shumë i ulët në kalori, një racion ka rreth 19 kalori. Dhe për shkak se është kaq i gjithanshëm, ju mund të shijoni këtë ushqim me kalori të ulëta në kaq shumë receta të ndryshme, nga  të skuqur, të pjekur deri tek përbërjet e salcave të ndryshme.

Mund të hani lulet

Edhe pse kungulli i njomë shërbehet si një perime, teknikisht është një frut sepse vjen nga një lule: rritet nga një lule e artë që lulëzon nën gjethe. Kungujt nuk shiten në dyqan ushqimesh, por mund t’i gjeni në tregjet e fermerëve. Dhe këto bukuri nuk janë thjesht për t’u pare, ju mund t’i hani ato. Mënyra më e zakonshme për t’i përgatitur është t’i skuqni.

Kungulli i njomë mund të jetë i mirë për zemrën

Kungulli i njomë ka një sasi të mirë kaliumi: 295 miligram për filxhan, ose 8% të vlerës së rekomanduar ditore. Sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës, kaliumi mund të ndihmojë në kontrollin e presionit të gjakut sepse zvogëlon efektet e dëmshme të kripës në trupin tuaj. Studimet sugjerojnë se rritja e konsumit tuaj të kaliumit (gjithashtu frenon natriumin) mund të zvogëlojë rrezikun për ishemi dhe gjithashtu mund të ulë shanset për të zhvilluar sëmundje të zemrës. Kungulli i njomë është gjithashtu i pasur me vitaminën C, e cila shërben si antioksidues që mund të ndihmojë që rreshtimi i qelizave të gjakut të funksionojë më mirë, duke ulur presionin e gjakut dhe duke parandaluar bllokimin e arterieve.

Mund ta gatuani me makarona ose në vend të tyre

Sigurisht, ju mund të shtoni kunguj të njomë në recetat tuaja të makaronave, por gjithashtu mund t’i përdorni në vend të tyre. Të ashtuquajturat “zoodles” janë një alternative e shkëlqyeshme e makaronave dhe mund të bëhen lehtësisht me ndihmën e disa pajisjeve të kuzhinës.

Nuk është gjithmonë i gjelbër

Ju mund të jeni mësuar të shihni një perime që është e gjelbër, por kungulli ka një larmi ngjyrash si nuanca të ndryshme të së gjelbrës, ose dhe të verdhë.

Ka një origjinë ndërkombëtare

Kjo kulturë dallon që në vitet 5500 para Krishtit, ku më së shumti konsumohej në Amerikën Qëndrore dhe Jugore.

Gjashte kungullin tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

22:22 / January 24, 2026

Berisha: Lironi menjëherë 25 të arrestuarit, beteja jonë do të vijojë 

21:33 / January 24, 2026

Hidhen molotovë drejt Kryeministrisë! Berisha tund flamurin kuqezi

19:24 / January 24, 2026

Trump fton Ramën të jetë pjesë e Bordit të Paqes për administrimin e Gazës

17:52 / January 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.