Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Gjashtë nga ushqimet më të këqija që mund të shkaktojnë dhimbje koke

17:39 / June 1, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
181720586a5e4d00b6286af3158a41d6
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dhimbjet e kokës janë një problem që prek shumë njerëz në mbarë botën dhe në disa raste shkaku mund të gjurmohet tek ushqimi.

Ka disa ushqime që mund të shkaktojnë migrenë ose ta përkeqësojnë atë, duke e bërë dhimbjen edhe më të padurueshme.

Njohja se cilat ushqime mund të ndikojnë në shëndetin tonë është çelësi për të bërë zgjedhje të shëndetshme ushqimore. Në fakt, disa ushqime përmbajnë substanca të veçanta që në disa individë ose situata veçanërisht të ndjeshme mund të ndikojnë në shfaqjen e dhimbjeve të kokës ose t’i përkeqësojnë ato.

Akullore- Kur diçka e ftohtë prek qendrën e qiellzës, aktivizohen disa nerva përgjegjës për kontrollin e rrjedhjes së gjakut në kokë. Këto nerva, në kontakt me të ftohtin, bëjnë që enët e gjakut në kokë të fryhen, duke sjellë dhimbje koke.

Kafe- Kafeja është një nga ushqimet më të këqija për ata që vuajnë nga dhimbja e kokës, sepse konsumimi i rregullt i kafeinës mund të krijojë varësi. Në fakt, tërheqja e kafeinës mund të shkaktojë dhimbje koke. Nëse jeni konsumator i kafesë, kur zgjoheni vonë në fundjavë dhe nuk konsumoni kafeinë, mund të keni dhimbje koke ose lodhje të tepërt.

Djathë- Jo të gjitha llojet e djathit, por disa djathëra mund të shkaktojnë dhimbje koke. Djathërat si parmixhani, brie ose çedar, përmbajnë tyraminë, një kimikat natyral që ngushton dhe zgjeron enët e gjakut, duke shkaktuar dhimbje koke.

Çokollatë- Çokollata, si kafeja, gjithashtu përmban kafeinë. Për të njëjtën arsye si kafeja, tërheqja mund të shkaktojë dhimbje koke të forta.

Salce soje- Tyramina e pranishme edhe në salcën e sojës, ajo prodhon të njëjtat efekte. Përveç kësaj, në disa raste përmban glutamat monosodium (MSG), i cili gjithashtu mund të shkaktojë dhimbje koke.

Mish- Ashtu si djathi, edhe mishi mund të përmbajë tiraminë. Sallami, mortadella, proshuta, janë të gjitha ushqimet që nuk rekomandohen për ata që vuajnë nga ky çrregullim.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Skandali me kremrat kundër diellit, Australia përgatit rregulla më të forta për prodhuesit

15:20 / November 1, 2026

Ora verore apo dimërore? Studiuesit zbulojnë cila është më e mirë për shëndetin

14:04 / October 24, 2026

Kylie Jenner zbulon sekretin e lëkurës së përsosur, produkti kundër plakjes që po bën namin kushton vetëm 17 dollarë

20:58 / October 23, 2026

Çfarë duhet të hamë për të fjetur më mirë? Ushqimet që ndihmojnë për një gjumë më cilësor

14:33 / October 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.