Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Gjekmarkaj ironizon: Rama mund të jetë paradite Kryeministër dhe pasdite President

11:15 / May 17, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Gjekmarkaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndërkohë që është duke u zhvilluar mbledhja e Konferencës së Kryetarëve lidhur me caktimin e një date të re për raundin e dytë të zgjedhjes së presidentit të ri të Republikës, deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka propozuar me ironi që kryeministri Edi Rama të jetë president part time. Gjekmarkaj tha se në optikën e një njeriu si Rama që vendos për çdo gjë dhe për çdokënd, askush nuk është i denjë për postin e Presidentit të Republikës.

Gjithashtu, Gjekmarkaj i’u bëri thirrje të gjithë faktorëve politikë shqiptarë që mund të ndikojnë, që secili të bëjë presion që Presidenti i ri të jetë as i Ramës, as i Berishës, as i Metës, por të jetë një person me integritet, me statusin e një personi të njohur dhe të pranuar nga bota perëndimore në Shqipëri.

“Ne jemi brenda rregullores, kemi detyrimin t’i bëjmë këto mbledhje por po marrin formën e një gjëje ciklike që nuk prodhon politikë, por vetëm data. Ky proces që nuk është proces në fakt, besoj shumë që po e bën me turp politikën shqiptare, por me gjasë dhe turpi po i braktis trojet arbërore dhe po ikën nga Shqipëria. Maxhoranca ka numra për ta zgjedhur presidentin, por nuk mandate politike për ta zgjedhur atë.

Deri tani ngjajmë me ata që duan ta popullojnë marsin. As ju nuk dini asgjë, as ne nuk dimë asgjë sepse jemi opozita dhe një opozitë me probleme që s’po merremi vesh, por kjo nuk justifikon hilet e fshehta.

Ndoshta në optikën e njeriut që vendos për çdo gjë dhe për çdokënd, askush nuk është i denjë për postin e Presidentit të Republikës, atëherë ne mund të propozojmë që ta bëjë si punë part time paradite të jetë kryeministër dhe pasdite president Republike, t’i bashkojë dy poste në një. Kjo është një ironi e hidhur e një realiteti ku jetojmë. Besoj shumë që Shqipëria ka nevojë për një President më shumë se sa një njeri i opozitës apo i PS-së. Një president euro-atlantik. Në këtë krizë ku gjendet demokracia shqiptare, euroatlantikët në Shqipëri janë e vetmja garanci që mund t’ia shpëtojnë formën dhe kornizën demokracisë shqiptare.

Revokoj këtu të gjithë faktorët politikë shqiptarë që mund të ndikojnë, do të ishte e udhës që secili të bëjë presion që Presidenti i ri të jetë as i Ramës, as i Berishës, as i Metës, por të jetë një person me integritet, me statusin e një personi të njohur dhe të pranuar nga bota perëndimore në Shqipëri si investim i rojtarit të demokracisë shqiptare”, tha Gjekmarkaj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Nëse objektivi do ishte elektoral, do i linim siç ishin”/ Ndarja e re Territoriale, Mazniku: Ka bashki të vogla që nuk ia dalin dot

22:54 / October 7, 2026

Kadastra lëshon mbi 28 mijë vendime legalizimi për nëntë muaj

20:48 / October 7, 2026

I mori Berishës 6 milionë dollarë për lobim në SHBA, Trump distancon “sherifin” LaCivita: S’punon për mua, ka shumë mundësi të ndërpres çdo marrëdhënie me të

19:29 / October 7, 2026

Mbrojtja civile ndryshon, AKMC merr më shumë kompetenca dhe bashkitë detyrime të reja

15:18 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.