Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka folur ditën e sotme në foltoren e Kuvendit, ku ka komentur situatën në PD.
Në fjalën e tij në parlament, ai foli për krizën që ka kapur selinë blu, që sipas tij nuk është thjesht krizë, por një tregues i fortë antropoligjik i kulturës politike në vend.
Teksa solli në vëmendje karrierën e tij brenda PD, që nga koha e anëtarësimit deri më sot, ai u shpreh se i ka lodhur pushteti i munguar, me shpresën se kjo do të ndryshojë kulturën politike në vend.
“Përkatësinë time në PD e kam përjetuar në mënyra të ndryshme, që kur jam anëtarësuar në kodrat iluzione të Qytetit Studenti.
Dikur me militantizëm që ka shumë pasion dhe pak arsyer, i kam lexuar sjelljet e saj, militanti ndizet kur i thuhet që po bashkëpunon me armikun dhe kur atë ja thua liderit më shumë ndizet ai.
E kam privuar sëbrendshmi këtë furi që partia jonë mbajti në gji”, nënvizoi Gjekmarkaj.