Janë gjetur nga policia 6 turistët holandezë të cilët lëshuan gjatë pasdites së kësaj të hëne sinjalin SOS nga Mali i Çikës në Vlorë.
5 prej tyre janë në gjendje të mirë te mirë shëndetësore, ndërkohë një tjetër është dërguar me urgjencë drejt Tiranës pasi ka dëmtime në këmbë.
Siç shihet dhe nga fotot e siguruara nga korrespondenti i Panorama.al turistët nga Holanda janë duke u shoqëruar për në Orikum.
