Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

‘Gjendet dakordësia mes PD-LSI’, Gjiknuri: Zgjedhje parlamentare në prill të 2021-it

22:58 / May 11, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
damian gjiknuri e1464028276262
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Damian Gjiknuri, bashkëkryetar i Komisionit Zgjedhor në emisioni në Report tv, “5 pyetje nga Babaramo”, në lidhje me Kodin Zgjedhor është shprehur se mendohet një shtyerje e zgjedhjeve në periudhën prill-maj ose tetor-nëntor.

Gjithashtu ka shtuar se edhe opozita ka rënë dakord me këtë, duke mos pasur kundërshtime.

“Për të ndryshuar datën e zgjedhjeve, duke hequr muajt e nxehtë, qershorin, shtatorin si muaj potencialë zgjedhjesh, sepse realisht klima po ngrohet dhe vëmendja është tek turizmi, temperaturat janë të tilla që nuk lejojnë një fushatë të qetë”, është shprehur Gjiknuri.

Ai tha se do të vazhdohet me çështjet e mbetura, ku do të diskutohet të mërkurën në mbledhjen e ardhshme.

“Do t’i dëgjojmë të gjithë, pasi të gjitha palët janë me të drejta reale të barabarta. I kemi nisur disa pyetje ekspertëve nëse ndryshimet prekin Kushtetutën dhe do të shikohet se si do të qasemi. Sistemi aktual është shumë i mirë, nëse nuk arrijmë të gjejmë konsensus, do të jemi të gatshmE të bëjmë kompromis. Hapja e listave mund të sjellë tensione të brendshme, ku secila parti të krijojnë koalicione sipas peshës”, ka thënë ai.

Sipas Gjiknurit, PD ka kërkuar duke i quajtur shumë të rëndësishme garancitë për ata që denoncojnë krime zgjedhore, duke i dhënë imunitet atyre.

“Mendohet edhe përfshirja e teknologjisë në zgjedhje apo identifikimin e zgjedhësve apo për shkeljet që bëhen. Jemi dakord të përfshijmë çfarë ka kërkuar opozita, por problemi është sa mund ta shtrijmë. Nëse është e pamundur,  nuk mund të vihen zgjedhjet në pikëpyetje se nuk funksionon teknologjia. Ka forma alternative tradicionale, nëse nuk funksionin teknologjia, por do të marrim opinionin e ODHIR se sa mund ta shtrijmë”, është shprehur ai.

Gjiknuri theksoi se është rënë dakord për të reduktuar financimet private dhe të zëvendësohen me ato shtetërore gjatë periudhës së zgjedhjeve.



Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Situata e zjarreve në vend/ 6 vatra aktive/ Vihet nën kontroll zjarri në Pukë, 214 forca në terren

11:20 / August 24, 2026

“Pasqyrë Albania”, si do të funksionojë platforma e re për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve

11:00 / August 24, 2026

Krimi i rëndë në Kosovë/ Dyshohet se 25-vjeçarja shtatzënë u qëllua nga bashkëshorti, në spital mbërriti pa shenja jete

10:55 / August 24, 2026

Ukraina shënon 35-vjetorin e pavarësisë mes luftës dhe thirrjeve për më shumë mbështetje

10:32 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.