Trupi i pajetë një i gruaje është gjetur mëngjesin e sotëm në rezervuarin e Surrelit. Policia bën të ditur se nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune.
NJOFTIMI I PLOTE
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 17.09.2020, rreth orës 09:00, në Surrel, në një rezervuar, është gjetur e mbytur një shtetase e seksit femër, ende e paidentifikuar.
Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.