Një 14-vjeçar është gjetur e pajetë pasditen e djeshme në fshatin Syzezë të Urës Vajgurore në Berat. Ajo është gjetur nga familjarët dhe është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Beratit, por nuk ka mundur të mbijetojë.
Viktima E.Ç., 14-vjeçe është dërguar në Morgun e Spitalit të Beratit ku po i nënshtrohet autopsisë e cila do të përcaktojë edhe shkaqet e vdekjes.
Paraprakisht, sipas policisë, dyshohet se vajza është vetëhelmuar me pesticide por këto janë dyshimet e para, deri në daljen e përfundimit të raportit mjeko-ligjor dhe analizave.
