Policia e Durrësit bën të ditur se trupi i një 40-vjeçare është gjetur brenda një makine të parkuar, në gjendje jofunskionale, në lagjen nr. 4 të qytetit.
Sipas të dhënave të para, dyshohet se shtetësja ende e paidentifikuar të jetë endacake ndërsa nuk janë konstatur shenja dhune.
“Më datë 13.09.2021, në lagjen nr.4, Durrës, në një mjet të parkuar prej kohësh (në gjendje jofunksionale), është gjetur pa shenja jete një shtetase ende e paidentifikuar rreth 40 vjeçe, (endacake). Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes dhe identifikimin e viktimës”, thotë policia.
