Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Gjendet e vdekur në banesë gazetarja në Prishtinë, motra e këngëtarit të njohur

14:53 / April 16, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 5e983d0e2a133 630x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetarja dhe kompozitorja Violeta Rexhepagic është gjetur e vdekur në banesën e saj në Prishtinë. E ndjera ishte prej vitesh gazetare në RTK rrjeti televiziv shtetëror i Kosovës.

Janë të paqarta shkaqet e vdekjes së 44 vjeçares. Zëdhënësja e policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se e ndjera është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj.

“Sot rreth orës 09:30 policia ka marrë informatën se në rrugën “Ferat Dragaj” në Prishtinë, saktësisht në një shtëpi, gjendet një person pa shenja jete. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka hasur viktimën grua, e cila ishte pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, tha Ahmeti.

Policia e Kosovës tha se aktualisht njësitet policore në koordinim me Prokurorin e shtetit, janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme lidhur me këtë rast.

RTK duke njoftuar lajmin e dhimbshëm, thotë se Violeta do të mbahet mend për kontributin e madh që e ka dhënë në fushën e gazetarisë dhe informimit tek populli shqiptar për ngjarjet dhe torturat e burgosjet që ndodhnin në Kosovën e para luftës.

Violeta për publikun e gjerë shqiptar u bë e njohur me prezantimet e saj në grupin e muzikës moderne të kohës “Vivien” rreth vitit 1984. Gjatë kësaj kohe, ajo përfaqësoi për dy herë Kosovën në përzgjedhjen e përfaqësueses së Jugosllavisë për “Këngën e Eurovizionit”.

Violeta në vite ka punuar në RTP, pastaj në RTK, ndërsa gjatë viteve të 90′ ishte korrespodente në TV Sky News. Ajo ishte motra e këngëtarit dhe kompozitorit të njohur Armend Rexhepagic.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.