Një 61-vjeçar është gjetur i pajetë në kanal mëngjesin e sotëm në Durrës. Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 15 të qytetit e sipas të dhënave të para bëhet me dije se ai kishte probleme shëndetësore.
Informacion paraprak
Më datë 25.04.2020, rreth orës 10:10, në lagjen nr.15, Durrës,është gjetur pa shenja jete i mbytur në një kanal, shtetasi I.H.,61 vjeç, i cili kishte probleme shëndetsore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
