Një 34-vjeçar është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në një ndërtesë të braktisur. Ngjarja ka ndodhur në Vlorë në lagjen “Kushtrimi” ku i riu është gjetur nga banorët e zonës.
Nga kqyrja paraprake nuk ka pasur shenja dhune, por dyshohet se mund të ketë pësuar ndonjë atak kardiak, pasi ka pasur probleme me zemrën.
NJOFTIMI
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Kushtrimi” Vlorë, pranë kupolës së avionave është gjetur i shtrirë në tokë i pajetë shtetasi K.D., 34 vjeç.
Nga kqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk vërehen shenja dhune apo dëmtime të tjera.
Dyshohet se vdekja mund ti ketë ardhur nga ndonjë arrest kardiak pasi ka patur probleme me zemrën
