Një 53-vjeçar është gjetur i pajetë në rrugë në Fushë Gjormë të Kurbinit. Sipas burimeve zyrtare të policisë nga kqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Dyshohet se ai ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
NJOFTIMI
Më datë 20.07.2021, rreth orës 21:25, në Fushë Gjormë,Kurbin, në rrugë, është gjetur pa shenja jete shtetasi P.Gj.,53 vjeç,banues në Adriatik, Kurbin, i cili nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Nga kqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e shtetasit.
