Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Gjendet i vdekur në qeli 30-vjeçari shqiptar në Itali

21:10 / November 6, 20222 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
burgu itali
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Gjendet i vdekur në qeli një 30-vjeçar shqiptar. Ai dyshohet se i ka dhënë fund jetës në burgun e Busto Arsizios, ku dhe vuante dënimin për trafik droge. Mediat italiane shkruajnë se bëhet fjalë për një të ri të identifikuar si Xhulio. Xhulio u rikthye në burg në vitin 2019 për të vuajtur katër vite e katër muaj burg për trafik droge. Ai ishte vendosur në një dhomë më vete ditët e fundit, për të shmangur zënkat e vazhdueshme me të dënuarit e tjerë, pais kishte shfaqur shenja depresioni.

Oficerët e policisë së burgut e gjetën të pajetë të riun, pa mundësi për t’i dhënë ndihmë. Lidhur me rastin prokurori i çështjes Ciro Caramore urdhëroi autopsinë për të përjashtuar çdo shkak të mundshëm që çoi në vdekjen e shqiptarit.

Giulio shënon vetëvrasjen e 73-të në këtë burg që nga fillimi i vitit, një shifër mjaft e frikshme sipas mediave italiane.

“Në burgjet italiane njerëzit po marrin jetë 16 herë më shumë se jashtë dhe fenomeni është dukshëm në rritje krahasuar me të kaluarën. Mbipopullimi është një problem i dukshëm. Në burg ka mbipopullim dhe në qeli e seksione ka shumë të burgosur, në disa raste shumë më shumë seç duhet të ketë. Në Lombardi, për shembull, shkalla e grumbullimit është 148.9% , ndërsa ka rreth 25 burgje ku ka norma mbi 150%, pra ka 15 të burgosur aty ku duhet të jenë 10. Në Busto Arsizio, kjo gjë kap kulmin, me 174.7% më shumë se sa numri i lejuar i të burgosurve,”- shkruhet në artikull.

Burg Itali vdekur
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

OKB ngre alarmin/ Gjysmë milioni njerëz po përballen me uri ekstreme

17:51 / May 18, 2025

Rrëzimi i helikopterit në Finlandë, hetimi mund të zgjasë deri në një vit

16:40 / May 18, 2025

Papa Leoni bën thirrje për unitet, premton të mos jetë “autokrat”

15:56 / May 18, 2025

Doli pa mandat nga zgjedhjet e 11 majit, reagon për herë të parë Ilir Meta

15:09 / May 18, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.