6 doza kokainë janë sekuestruar brenda ambienteve të burgut të Drenovës
Lënda narkotike i përkiste të burgosurit Kristaq Izeti, i cili po vuan dënimin pasi është akuzuar për “vjedhje”.
Policia e burgut ka arritur t’ia gjejë këtë sasi në gojë, gjatë përpjekjes së të dënuarit për ta fshehur.
SHKB ka filluar hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për të zbuluar se si kjo sasi ka arritur që të futet brenda institucionit të vuajtjes së dënimit.