Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Gjendet mes dy vatrave të ‘kuqe’, por ka arritur t’i shpëtojë koronavirusit, ja çfarë shkruan ‘Zëri i Amerikës’ për këtë zonë në veri të Shqipërisë

21:39 / April 8, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 5e8e232fe25d0
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Malësia e Madhe është ndër të paktat zona në Veri të Shqipërisë që nuk është prekur nga COVID-19. E gjendur mes dy vatrave të kuqë të përhapjes se virusit, Shkodrës dhe Tuzit në Mal të Zi, ajo ka mundur t’i rezistojë përhapjes së COVID-19 duke mos regjistruar deri tani asnjë rast pozitiv. Epidemiologu i Malësisë së Madhe, Riza Curraj, thotë se në ketë situate ka ndikuar jo vetëm zbatimi i masave të marra si pjesë e situatës së fatkeqësisë natyrore, por edhe vetë veçoritë e zonës së Malësisë.

Meqenëse Malësia e Madhe nuk ka një popullsi të dyndur që jeton në qendra urbane, në pallate, pasi shumica e banorëve jetojnë në shtëpi private, edhe distancimi social është më i sigurtë për mospërhapjen e COVID-19

Sipas epidemiologut Curraj, hetmi i shpejtë i rasteve të dyshuara dhe zbatimi me korrektesë i masave të mospërhapjes së COVID-19, si nga institucionet publike dhe private, ashtu edhe vetë banorët e Malësisë, kane ndikuar pozitivisht që Malësia e Madhe të mos preket nga COVID-19.

Deri tani kemi marrë 6 mostra në Malësi të Madhe, të cilat kanë rezultu negative. Ne, si shërbim i sëmundjeve infektve në Malësi të Madhe, jemi duke realizu në vazhdimësi hetimin epidemiologjik

Kryetari i Bashkisë, Tonin Marinaj, thotë se masat e marra si dizinfektimi i rrugëve dhe institucioneve, mbyllja e shkollave dhe aktivitetit privat në qytetin e Koplikut dhe ndërgjegjësimi i banorëve për distancimin fizik, janë arsyet se pse Malësia e Madhe, megjithse gjendet mes dy vatrave të infeksionit, Shkdorës dhe Tuzit, deri tani ka qendruar e paprekur nga COVID-19.

Mund të jemi ndër bashkitë e rralla ku janë minimale, të pakonsiderueshme, ndëshkimet për mosbatimin e masave për mbrojtjen nga COVID-19. Të gjithë i janë bindur vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë për të ruajtur vehten, familjen dhe Malësinë e Madhe.

Nga pikëkalimi kufitar doganor i Hanit të Hotit, më i madhi në kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, vazhdojnë çdo ditë të hyjnë shtetas shqiptarë por edhe

të huaj. Një ekip i kujdesit shëndetësor bën kontrollin e gjendjes së tyre shëndetësore dhe, më pas, ndjek procesin e e tyre të vetizolimit për 14 ditë. Zoti Martinaj thotë se banorët po mbështeten me pako ushqimore dhe ilaçe, sidomos pencionistët dhe të vetmuarit, duke i nxitur të qendrojnë në shtëpi, si masë e domosdoshme për ruajtjen e shëndetit dhe mospërhapjen e infeksionit.

Dua t’i falenderoj të gjitha familjet e Malësisë së Madhe për korrektësinë që treguan ndaj vehtes, familjes dhe komunitetit të Malësisë së Madhe duke zbatuar të gjitha udhëzimet që kanë dalë nga Minsitria e Shëndetësisë. Falë kësaj, ne jemi sot në ketë situate të mirë që nuk jemi prekur nga COVID-19.

Rasti i Bashkisë Malësi e Madhe, ashtu si dhe disa bashkive të tjera në Shqipëri, tregon rëndësinë e marrjes në kohë të masave pandaluese dhe, në veçanti, distancimit social në përpjekjet për mospërhapjen e COVID-19./VOA

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.