Gjendet një kufomë e dekompozuar në Lezhë.
Sipas policisë kufoma është gjetur në vendin e quajtur “Mali i Tyrbes” në gjendje të parregullt nga ana strukturore. Ndërkohë nga verifikimet e para mësohet se trupi është shtetases A.Gj 63-vjeçe, banuese në Lezhë.
63-vjeçarja ishte shpallur e humbur nga bashkëshorti i saj, Ll.,Gj në datë 25.02.2021, i cili kishte bërë edhe kallëzim në Komisariatin e Policisë Lezhë, për largimin e saj nga banesa.
