Policia e Vlorës, 2 orë pas atentatit të ndodhur në lagjen “Bashkimi”, ku mbetën të plagosur 2 persona ka gjetur në makinë të djegur. Sipas informacioneve, mësohet se makina është gjetur në rrugën e vjetër që lidh Vlorën me Fierin.
Makina është gjetur e braktisur në anë të rrugës dhe e djegur dhe dyshohet se është përdorur nga autorët e atentatit, ku mbetën të plagopsur, Roland dhe Nikollaq Çepaj. Brenda në automjet është gjetur dhe arma tip automatik, që është djegur në bagazh.
