Është gjetur një trup i pajetë në Tiranë. Trupi i pajetë është gjetur në gjendje të dekompozuar dhe i përket një personi me inicialet R.Z., 39 vjeç, i gjinisë mashkull.

“Rreth orës 14.50, në rrugën e “Kavajës” , në një ndërtesë që ka shërbyer si kabinë elektrike por tashmë është jashtë funksionit, është gjetur pa shenja jete, i dekompozuar, trupi i pajetë i shtetasit R. Z.,39 vjeç.

Nga kqyrja paraprake e trupit të pajetë, nuk janë konstatuar shenja dhune, apo dëmtime nga ndonjë faktor tjetër.

Dyshohet se shkaku i vdekjes është për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes”,thuhet në njoftimin e policisë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here