Trupi i pajetë i një femre është gjendur në plazhin e Durrësit. Të dhënat e para bëjnë të ditur se trupi është gjetur në gjendje të dekompozuar.
Trupi i pajetë ka rënë në rrjetat e peshkatarëve, të cilët kanë qenë duke peshkuar në 70 metra thellësi, në det.
Sipas News 24, ngjarja ka ndodhur 6 milje nga Bishti i Pallës, ndërsa sipas këqyrjes paraprake, rezulton që trupi ka një kohë të gjatë në ujë. Ndërkohë, Policia Shkencore ka nisur hetimet për identifikimin e kufomës.