Për shkak të gjendjes alarmante në qarkun e Shkodrës për shkak të motit të keq, ka bërë që këtë të hënë kreu i PD-së, Sali Berisha të niset drejt këtij qarku. Përmes një njoftimi për mediat, bëhet me dije se Berisha niset në Shkodër. “Për shkak të gjendjes emergjente ne vend, kryetari i PD Sali Berisha niset për Shkodër”, thuhet në njoftim.
Reshje të dendura shiu kanë përfshirë vendin përgjatë gjithë ditës së djeshme duke shkaktuar dëme kolosale në disa qarqe të vendit ku ajo më problamtikja ishte Lezha dhe Shkodra.
Dhjetëra banesa u përmbytën, dhjetëra familje u evakuuan dhe dhjetëra të tjerë mbetën pa energji elektrike si pasojë e përmbytjeve masive.