Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Gjendje kritike në maternitetin e Laçit, gratë shtatzënë i drejtohen Lezhës

21:58 / April 9, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
materniteti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në emisionin “Stop” shumë banorë të Laçit janë ankuar, se në qytetin e tyre, nuk ka gjinekolog. Gazetarja e programit shkoi atje dhe kërkoi ndihmë, duke pretenduar madje, se ishte shtatzënë.

Gazetarja: Përshëndetje! Si jeni?

Infermierja: Mirë! Si jeni ju?

Gazetarja: Ka pacientë sot?

Infermierja: Jo!

Gazetarja: Ska ëë… Po në fakt, doja të bëja një kontroll gjinekologjik! A mund ta takoj pak gjinekologun?

Infermierja: Gjinekologia është me leje lindje.

Gazetarja: Është me leje lindje, po si i bëhet?

Infermierja: Tani, më shumë nuk kam të drejtë, me t’u përgjigj unë. Më vjen keq, unë jam thjeshtë infermiere.

Gazetarja: Nuk ka asnjë, nëse dua të bëj një kontroll, diçka? Se mua më kanë kap pak dhimbjet, se jam dy muajshe.

Infermierja: Po  kishe probleme të nisim në Lezhë…

Erisa Gjoni nga burimet njerëzore tha, se gjinekologia vetë është me leje lindjeje, që nga data 14 Mars dhe ka një raport 63 ditor. Ajo thotë, se janë bërë shumë kërkesa për gjinekolog, por nuk ka zgjidhje. Në këto kushte, gratë shtatzënë i drejtojnë për në Lezhë.

Erisa Gjoni nënvizoi se gjinekologia Esmeralda Caka mungon nga data 14 Mars e këtej, pasi është me leje, barre lindjeje, e cila na ka paraqitur dhe raportin 63 ditë. “Ne si institucion kemi bërë kërkesat tona për mundësimin e një mjeke tjetër gjinekolog, gjë që ka qenë deri tani e paarritshme, por jemi në tratativa për të marrë një mjek tjetër për të kryer shërbimin. Deri në rikthimin e saj. Ndodhemi në faktin që nuk ka asnjë gjinekolog, po siç dihet mungesa e mjekëve është një fakt që nuk mund ta mohojmë”, theksoi Gjoni.

E pyetur se çfarë ndodh me këto nëna që janë shtatzënë në muajin e fundit, zonja Gjoni tha: Zbatohet sistemi i referimit të cilat marrin rekomandimin nga mjeku i familjes, firmoset nga mjeku nëndrejtori teknik, në mungesë të mjekut, vuloset në spitalin tonë dhe më pas nisen në Spitalin Rajonal të Lezhës. Por ne na ka penalizuar mungesa e një salle operacioni, spitali jonë nuk ka pasur kurrë sallë operacioni.

grate Laçit materniteti shtatzena
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ora verore apo dimërore? Studiuesit zbulojnë cila është më e mirë për shëndetin

14:04 / October 24, 2026

Kylie Jenner zbulon sekretin e lëkurës së përsosur, produkti kundër plakjes që po bën namin kushton vetëm 17 dollarë

20:58 / October 23, 2026

Çfarë duhet të hamë për të fjetur më mirë? Ushqimet që ndihmojnë për një gjumë më cilësor

14:33 / October 20, 2026

Shërbimet onkologjike më pranë pacientëve, ministrja Spahiu: Borde tumoresh në spitalet rajonale

09:47 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.