Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Gjenerali shqiptar: Skandaloze parada e përnatshme e ajatollahëve të Tiranës

20:38 / March 4, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Sander Lleshaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjenerali Sandër Lleshaj, ish-ministër i Brendshëm, ish numri 2 i ushtrisë shqiptaret dhe ish-këshilltar për sigurinë i Kryeministrit ka deklaruar sot se rrjete të hapura të regjimit të Iranit bëjnë paradë të përnatshme në hapësirën publike shqiptaret.

Ish-ministri kërkoi reagim më të fortë nga institucionet e sigurisë për ndaluar agjentët e Iranit që sipas tij veprojnë lirisht në vend nën petkun e gazetarëve dhe influencuesve.

“Ne nuk mund të lejojmë që vendet armiqësore të veprojnë lirisht dhe hapur me agjenturat e tyre në territorin shqiptar. Inteligjenca shqiptare duhet të japë përgjigje se si ka mundësi që agjentët e Iranit veprojnë lirisht në Shqipëri nën petkun e gazetarëve dhe influencuesve, jo vetëm të Iranit por edhe të vendeve të tjera keqdashëse ndaj Shqipërisë. Institucionet e sigurisë kombëtare nuk mund të rrinë indiferente dhe duhet të bëjnë hapa konkretë për të çliruar hapësirën publike nga kjo propagandë”, tha Lleshaj.

Shqipëria nuk është një objektiv real për raketat iraniane dhe alarmet që po qarkullojnë në media janë të ekzagjeruara. Kështu u shpreh ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, teksa komentoi frikën që është përhapur ditët e fundit për një sulm të mundshëm nga Irani.

Lleshaj tha se një skenar i tillë është shumë teorik dhe nuk meriton panikun që po krijohet në publik.

“Unë e konsideroj një tezë hipotetike që nuk meriton trajtim të madh për arsye të distancës, angazhimit në shumë fronte të Iranit dhe mbulesës së sigurt ajrore që kryhet në kuadër të NATO-s. NATO ofron mbrojtje ajrore që funksionon 24 orë në ditë. Alarmet që përhapen janë tymnajë dhe diskutime për të tërhequr vëmendje dhe kureshtje”, tha Lleshaj.

Sipas tij, edhe në rast se Irani do të tentonte të godiste Shqipërinë, raketat do të duhej të kalonin mbrojtjen ajrore të disa vendeve të NATO-s përpara se të arrinin në territorin shqiptar.

“Numri i raketave që kanë distancë veprimi maksimale është më i vogël se numri i raketave me rreze taktike më të ulët. Që të mbërrijnë në Shqipëri duhet të kalojnë me sukses mbrojtjen ajrore të shumë vendeve anëtare të NATO-s. Gjasat për një sukses janë jashtëzakonisht të vogla dhe shumë teorike”, tha gjenerali.

Lleshaj pranoi se Shqipëria nuk ka kapacitete të veta për mbrojtje kundër raketave, por theksoi se mbrojtja sigurohet nga NATO.

“Shqipëria nuk ka asnjë kapacitet të vet për të reaguar kundër raketave. Por Shqipëria ka gjithë arsenalin e NATO-s për t’u mbrojtur. Ne kemi hyrë në NATO që të mos i ndërtojmë vetë këto kapacitete, sepse bëhet fjalë për miliarda euro”, u shpreh Lleshaj.

Sipas Lleshajt, rreziku kryesor për Shqipërinë nuk lidhet me një sulm nga ajri, por me aktivitetet e ndikimit dhe propagandës që, sipas tij, lidhen me Iranin.

“Sot Shqipëria nuk kërcënohet nga ajri, por Irani mund të na godasë në aspekte të tjera. Jemi në një gjendje armiqësie me Iranin që nga 7 shtatori 2022, kur kemi ndërprerë marrëdhëniet diplomatike. Ende vazhdon propaganda pro Iranit në hapësirën publike shqiptare”, tha ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Haga”: Mandati i Dhomave të Specializuara varet nga BE

12:33 / September 19, 2026

Krim në familje, burri vret gruan me thikë në Tiranë/ Autori në kërkim

12:27 / September 19, 2026

Shërbimi dentar shkon te fëmijët në zonat rurale, zgjerohet depistimi

10:15 / September 19, 2026

Shqipëria futet në “hartën” e eksplorimit hapësinor, firmos Marrëveshjet Artemis të udhëhequra nga NASA dhe SHBA

09:57 / September 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.