Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Gjeniu Morricone ‘përkundi’ botën në tinguj, por la pas trishtimin dhe…muzikën sintetike të diletantëve!

11:52 / July 6, 20204 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ennio morricone walk of fame
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ennio Morricone vdiq në moshën 91 vjeçare.

Ishte drejtori i Tg5, Clemente J Mimun, i cili dha lajmin i pari me një tweet.

Shkaku i vdekjes ishte fraktura e një femuri, pasojë e një rënie në shtëpinë e tij në Romë. Funerali, tha familja përmes mikut dhe avokatit të tij, Giorgio Assumma, do të mbahet në formë private “në lidhje me ndjenjën e përulësisë që gjithmonë ka frymëzuar aktet e ekzistencës së tij”.

e801084c37fc19464ac4250959307e75

Avokati tha gjithashtu se “mjeshtri ndërroi jetë në mëngjesin e 6 korrikut në Romë me ngushëllimin e besimit”, për të saktësuar më pas se “ai e ka ruajtur deri në fund kthjelltësinë e plotë dhe dinjitetin e madh.Ai përshëndeti gruan e tij të dashur Maria, e cila e shoqëroi me përkushtim në çdo moment të jetës së tij njerëzore dhe profesionale dhe ishte pranë tij deri në frymën e fundit, falënderoi fëmijët dhe nipërit e tij për dashurinë dhe kujdesin që i kanë dhuruar.”

Pothuajse si në fund të një filmi, ai gjithashtu kishte një mendim për ata që e pëlqyen muzikën e tij: “Ai i ka dedikuar një kujtim të fortë audiencës së tij, nga përkrahja e dashur e të cilës ai ka tërhequr gjithmonë forcën e krijimtarisë së tij”.

Në vitin 2016 Morricone fiton Oskarin dhe emocionon duke thënë: “Unë ia kushtoj gruas time”

Thjesht lexoni emrin Enni Morricone dhe menjëherë muzika merr formë në kokën e kujtdo. Secili ka fonogramin e tij të preferuar. Në kolona zanore, ai do të preferonte përkufizimin e muzikës së filmit, por substanca nuk ndryshon.

Melodi të paharrueshme.

Është e pamundur të veçohet emri i tij nga ai i Sergio Leone (me të cilin ishte edhe shok i klasës në shkollën fillore), sepse së bashku ata ndërmorën hapat e parë drejt pavdekësisë me bashkëpunimin në Trilogjinë e Dollarit.

A Fistful of Dollars (1964),
For a Few Dollars More (1965) dhe
The Good, the Bad and the Ugly (1966)

Si dhe atë të KOHËS,
Once Upon a Time in the West
Duck You, Sucker
Once Upon a Time in America

Është e pamundur të mendosh për imazhet e Leones pa tingujt e Morricone dhe të dëgjosh ato arie pa parë fytyrat e personazheve të Leones.

Morricone: “Kur ia nisa, turpërohesha të tregoja që shkruaja muzikë për filma “

Mjeshti i madh shprehej se krijimtaria e sotme nuk përfaqëson një nivel të caktuar, por se është thjesht diletante.

 “Pati një kohë kur shpenzohej para për të perjetuar filma, muzikë dhe muzikante, tani industritë priren të kursejnë para duke “dhuruar” muzikë sintetike prej konserva diletantësh”, tha ai.

Reagimet

Shumë komente, të mbërritura kryesisht përmes mediave sociale:

«Do ta kujtojmë gjithmonë, me një mirënjohje të pafund, gjenin artistik të Mjeshtrit Ennio Morricone” – shkroi Kryeministri Giuseppe Conte në Twitter.

Ricorderemo sempre, con infinita riconoscenza, il genio artistico del Maestro #EnnioMorricone. Ci ha fatto sognare, emozionare, riflettere, scrivendo note memorabili che rimarranno indelebili nella storia della musica e del cinema pic.twitter.com/SNGmJjfJ2H

— Giuseppe Conte (@GiuseppeConteIT) July 6, 2020

“Na ka bërë të ëndërrojmë, të emocionohemi, të reflektojmë, duke shkruar nota  të paharrueshme që do të mbeten të pashlyeshme në historinë e muzikës dhe kinemasë» përmbyll Conte shënimin e tij.

Ndërsa Ministri i Trashëgimisë Kulturore, Dario Franceschini u shpreh:

«Një ditë e trishtuar për kulturën, me Ennio Morriconen lëmë një nga mjeshtrat e mëdhenj italianë, një muzikant me aftësi të rafinuar i cili me meloditë e tij ka mundur të emocionojë dhe të bëjë një botë të gjithë të endërrojë, ajo ëndërr që e vlerësoi atë me çmimet më të rëndësishme, duke filluar nga Oscars për kolonat zanore legjendare të tij “. Dhe këtu është kujtesa personale: «Unë kam qenë me fat që e takova dhe nuk do ta harroj atë energji dhe atë forcë që ai ishte në gjendje të transmetonte edhe vetëm me vështrimin e tij. Unë jam afër anëtarëve të familjes në këtë ditë të trishtueshme ».

Fabio Fazio nuk e ka fshehur kurrë admirimin e jashtëzakonshëm që pati për të dhe e riafirmoi atë sot në Twitter: 

“Unë gjithmonë do të mbaj kujtime të mrekullueshme të takimeve me Maestro Morriconen. Një person i sjellshëm dhe i mrekullueshëm: një gjeni absolut. Vdekja e tij privon botën e një artisti të madh që shpiku bukuri dhe poezi të përjetshme. Me zhdukjen e tij, një pjesë prej nesh largohet “.

1456739933183 0570x0400 0x0x0x0 1573335424480

Morricone ka fituar dy çmime Grammy Awards, dy Golden Globe, pesë Anthony Asquith Awards for Film Music nga BAFTA ne 1979-1992, si dhe The Polar Prize ne 2010. Ai është nominuar për pesë Academy Awards për muzikën më të mirë të filmit.

Ennio Morricone ishte muzikant dhe kompozitor i kolonave zanore të mbi 500 filmave, punoi pothuajse në të gjitha zhanret e kinematografisë – nga filmat horror deri tek komeditë. Disa nga meloditë e tij janë ndoshta më të famshme se filmat për të cilët ai i kompozoi.

Në vitin 2016, ai fitoi çmimin Oscar për muzikën e filmit “The Hateful Eight” të regjizorit Quentin Tarantino.

sadsaadsad

L.G/ TIRANANEWS.AL

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Atentati në Dukagjin/ I shpëtoi breshërisë me mbi 50 plumba kallashi, Lazer Bashi eci 2 km i plagosur për të kërkuar ndihmë/ U fsheh në makinë derisa autorët u larguan

11:43 / August 25, 2026

SHBA ngushton masat për naftën iraniane, i gjithë rrjeti që mundëson lëvizjen e anijeve cisterna nën shënjestrën e sanksioneve amerikane

11:31 / August 25, 2026

Ethet e Nilit në Korçë/ Konfirmohet rasti i parë në Shqipëri

11:14 / August 25, 2026

Fluks i lartë drejt bregdetit, trafik i rënduar në Rrugën e Kombit

10:58 / August 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.