Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Gjermania kërkon 1.2 milionë punonjёs tё kualifikuar, rregulla tё reja pёr imigrimin

11:20 / May 10, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pasaporte gjermane
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tё punosh nё Gjermani si i huaj nga njё vend jashtё BE? Kjo nuk ёshtё kaq e thjeshtё. Gjermania asnjёherё nuk e ka parё veten si vend emigracioni. Por ndёrkohё mungojnё 1.2 milionë punonjёs tё kualifikuar.

Suhl ёshtё njё qytet i vogёl nё mes tё Gjermanisё. Ai ndodhet nё landin e Tyringjisё, nё kufi me landin e Hesenit. Qё pas rёnies sё Murit tё Berlinit Suhl ka pёrjetuar njё rёnie tё vazhdueshme. Njё e treta e banorёve janё shpёrngulur. Tani atje jetojnё vetёm  35.000 banorё. Mosha mesatare nё qytet ёshtё mbi 50. Kёsisoj Suhl ёshtё “qyteti mё i moshuar” i Gjermanisё.

Kjo ka pasoja: Pensionet ulen, kujdesi pёr moshёn e tretё mungon e po mungojnё gjithnjё e mё shumё forca pune. Njё projekt nё Suhl – i mbёshtetur nga Dhoma e Industrisё dhe Tregtisё tё landit Tyringji – ka pёr synim ta zbusё problemin e mungesёs sё forcave tё punёs duke tёrhequr punёtorё vietnamezё.

Njёri prej tyre ёshtё Cao Quang Truong. Qё prej tetё muajsh ai jeton nё Gjermani dhe po ndjek njё kurs kualifikimi profesional si punёtor ndёrtimi. 22 vjeçari ёshtё i kёnaqur qё ka kёtё shans: “Mё tё mirёt janё kolegёt e mi. Ndonjёherё puna ёshtё shumё e vёshtirё, por ne qeshim sё bashku e kjo ёshtё motivuese.” Pas kualifikimit Cao preferon tё qendrojё Suhl. Por kjo nuk ёshtё kaq e thjeshtё. Sepse pёr kёtё vitnamezi duhet tё ketё njё leje qendrimi, e cila nuk lёshohet lehtё.

41951881 404

Kush ka punё, mund tё vijё

Gati 11 milionё njerёz pa pasaportё gjermane jetojnё nё Gjermani. Çdo vit marrin nёnshtetёsinё mbi 100.000 tё huaj. Megjithatё Republika Federale e Gjermanisё gjatё dekadave tё shkuara asnjёherё nuk e ka konsideruar veten si vend emigracioni. Kjo tani duhet tё ndryshojё. Me njё ligj pёr imigracionin  e forcave tё kualifikuara tё punёs do tё lehtёsohet tёrheqja e punonjёsve nga vendet jo anёtare tё BE-sё.

134

Tё enjten (09.05) nё Bundestag parlamentarёt debatuan pёr herё tё parё mbi kёtё ligj. Ligji rregullon, qё punonjёsit e kualifikuar nga vendet jashtё BE-sё tё mund tё punojnё, nёse posedojnё njё kontratё pune dhe kanё kualifikimin pёrkatёs tё njohur nё Gjermani. Kufizimi pёr profesione tё caktuara do tё hiqet po ashtu si edhe shqyrtimi me prioritet i aplikimeve nga gjermanё apo shtetas tё vendeve tё tjera tё BE-sё. Njё verifikim i tillё sidoqoftё mund tё rivendoset afatshurtёr nё nivel rajonal.


Gjermania
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Veliaj firmos rikthimin e Alban Dokushit në detyrën e sekretarit të përgjithshëm Bashkia Tiranë, pasi u shkarkua me urdhër të Ristanit/ Zbatohet vendimi i formës së prerë i Gjykatës

16:14 / July 13, 2026

Reforma zgjedhore, PS: Të zgjatet afati/ Maxhoranca ftesë PD: Votim elektronik në të gjithë vendin

15:46 / July 13, 2026

Sulmet ukrainase godasin sektorin energjetik rus, shfaqen mungesa karburanti, rritet presioni ndaj Putinit

14:58 / July 13, 2026

BE drejt kufizimit të rrjeteve sociale për fëmijët, Von der Leyen: Duhet t’u ofrojmë një fillim më të sigurt në botën online

14:08 / July 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.