Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Gjermania miraton sot rregulloren e re: Kush është pa leje qëndrimi do dëbohet

17:22 / October 25, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 65392e8c39e0e
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kancelari Olaf Scholz e kishte paralajmëruar që në shkurt një hap të tillë, kur tha përpara Bundestagut se “kush nuk ka këtu të drejtë qëndrimi, duhet të largohet nga Gjermania”. Por është më e lehtë të thuhet, se të veprohet, thonë mediat vendase.

Janë rreth 280.000 vetë në situatë të tillë që do të duhet të largohen nga vendi. Megjithatë, në katër nga pesë raste dëbimi është pezulluar.

Shumica e këtyre personave kanë llojin e lejes Duldung, për shkak të gjendjes së sigurisë në vendin e tyre, sepse janë të sëmurë ose u mungojnë dokumentet.

Nga ana tjetër, shumë dëbime nuk arrihet të kryhen, sepse personat që duhet të dëbohen, u fshihen autoriteteve. Disa kohë më parë, ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser paraqiti idetë e para se si mund të bëhen më efektive dëbimet.

Para dy javësh politikania socialdemokrate prezantoi draftin e projektiligjit. Tani, kabineti qeveritar gjerman ia dha përfundimisht OK-in rregullores së re që parashikon më shumë kompetenca për policinë dhe më shumë kohë për autoritetet për përgatitjen e dëbimeve. Kështu ata që duhet të dëbohen nga Gjermania mund të mbahen më gjatë në të ashtuquajturin “Abschiebehaft”, burgim për një kohë të caktuar, që nuk nënkupton dënim të personit, por përgatitjen e dëbimit në 28 ditë jo 10 ditë si deri më tani.

Nga ana tjetër kontrabandistët do të dëbohen më shpejt. Projektligji megjithatë është pritur me kritika edhe brenda koalicionit qeveritar. Disa pjesëtarë te Partisë Socialdemokrate, SPD dhe Të Gjelbërve i përshkruan këto si ndërhyrje masive në të drejtat themelore të njeriut.

gjermani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zelensky shkarkon komandantin e përgjithshëm të ushtrisë ukrainase

22:52 / July 21, 2026

Irani paralajmëron Bullgarinë që të mos e lejojë SHBA të përdorë bazat e saj

22:30 / July 21, 2026

Europol godet rrjetin e trafikimit të emigrantëve në Ballkan, 7 të arrestuar në operacionin ndërkombëtar

22:09 / July 21, 2026

Paralajmërimi i Trump: SHBA do të godasë shumë shpejt zonën pranë Malit të Kazmës në Iran

21:44 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.