Në Gjermani mbizotëron tronditje dhe indinjatë lidhur me terrorin e militantëve-islamistë Hamas kundër Izraelit. Terroristët e Hamasit radikal-islamik nga Rripi i Gazës kanë vazhduar sulmet me raketa ndaj Izraelit.
Terroristët e Hamasit radikal-islamik nga Rripi i Gazës kanë vazhduar sulmet me raketa ndaj Izraelit. Në disa qytete ndër to edhe ndaj Tel Avivit dhe Ashkelonit ka pasur sulme të dielën paradite (08.10.2023) Ushtria e Izraelit reagoi me sulme të mëtejshme nga ajri ndaj objektivave në brezin bregdetar. Ushtria ndërkohë po evakuon vendbanimet hebreje në zonën kufitare duke i transferuar banorët në rajone të tjera në Izrael, tha zëdhënësi i ushtrisë izraelite Richard Hecht. Ushtria e shpalli zonë të ndaluar territorin përreth Rripit të Gazës.
Sipas të dhënave të qeverisë së Izraelit deri tani janë vrarë mbi 600 vetë. Ndërsa mediat flasin për të paktën 700 të vrarë. Nga pala palestineze në Rripin e Gazës, sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së atjeshme të Shëndetësisë janë vrarë të paktën 410 vetë. Numri i të plagosurve nga të dyja palët arrin në mijëra.
