Besiana Kadare, vajza e shkrimtarit Ismail Kadare ka reaguar 4 ditë pasi publicisti Ben Blushi botoi në faqen e tij në Facebook, një shkrim, në formën e një bashkëbisedimi me shkrimtarin. Por ky bashkëbisedim që gjeti shpërndarje të gjerë në media pasi përkonte me ditëlindjen e shkrimtarit, hapi një debat për përmbajtjen dhe dialogun e zhvilluar mes tyre. Sot, Besiana deklaron se bëhet fjalë për një bisedë private e cila është kthyer në një “intervistë” nga Blushi, i cili e ka publikuar pa leje dhe padijeninë e shkrimtarit. “Një gjest ky sa imoral aq dhe i paligjshëm”, shkruan Kadare.

