Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Gjeti nënën dhe vëllezërit të vrarë në shtëpi, 12-vjeçari jep dëshminë tronditëse

14:30 / March 14, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vrau
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vrasja e familjes shqiptare para pak ditësh në Andraviada të Greqisë nga pronari i shtëpisë që ata banonin me qera, tronditi mbarë opinionin publik grek dhe atë shqiptar. Vrasja ishte makabre dhe e llahtarshme.

Në lidhje me këtë ngjarje, ka folur edhe fëmija 12-vjeçar i cili ditën e ngjarjes gjeti njerkun, nënën dhe 2 vëllezërit të vdekur në shtëpi. Në një intervistë për emisionin “Buzëqesgja e Fëmijës” në televizionin “Mega”, 12-vjeçari rrëfeu me detaje se çfarë pa atë mbrëmje në shtëpi.

“Më kujtohet vetëm që kam trokitur në derë dhe kur trokita nuk e hapi askush . Unë bërtita “mami për atë Zot hape derën”. Askush nuk u përgjigj. Prandaj dhe kalova nga gardhi i shtëpisë , kaloja çdo ditë aty kur mami nuk ishte në shtëpi. Sapo hyra në shtëpi, para se të tërheq perden dëgjova hapat e dikujt që po largohej me vrap, ai u çua nga krevati hapi derën dhe iku.
Pashë gjak në tokë, e kapa me gishta dhe mendova se kishte vjellë mami, sepse atë ditë ajo kishte temperaturë”, u shpreh 12-vjeçari.

“Thashë mami çfarë ka ndodhur”, dhe askush nuk u përgjigjet. Nuk shoh njeri në banjë. Marr dritën e elektrikut në dorë, e hap, filloj të bërtas dhe shkoj te miqtë e mi . Nuk mund ta hapja derën. Shoh një nga vëllezërit e mi të vegjël, e marr, e nxjerr jashtë dhe bashkë me të shkova në një dyqan 100 metra larg . Nuk mbaj mend asgjë tjetër kjo. Kjo ngjarje nuk do të harrohet”, shtoi më tej ai.

“Ajo që mbaj mend nga nëna ime është se sa herë që vija në Athinë më telefononte , nuk do ta harroj kurrë.”
Për gjendjen e djalit të tij në të njëjtin emision ka folur edhe ish-bashkëshorti i viktimës.

Nuk fola me askënd nga Andravida, mora fëmijën dhe u largova ”, ka treguar ish-bashkëshorti i viktimës, duke shtuar se është trembur nga ajo që i ka thënë fëmija .
“Policia e Pirgos më thirri (për të shkuar në Andravidë). Fëmija tani do të shkojë në shkollë (në Athinë) ku shkonte dikur, para se të ndaheshim me ish-bashkëshorten.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zyrtarisht në detyrë, ambasadori Wendt takim me Begajn në Presidencë

11:08 / September 26, 2026

“Muri i Lartë”/ Operacion i SPAK në Shkodër e Tiranë, arrestohet Bledar Çafi, kërkohet Indrit Dokle

11:00 / September 26, 2026

Shtatori sjell borën e parë, zbardhen bjeshkët e Tropojës

10:52 / September 26, 2026

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet në Rinas 53-vjeçari nga Ukraina

10:30 / September 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.