Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Gjiknuri: As unë dhe asnjë zyrtar i PS nuk është thirrur për çështjen “McGonigal”. Takimi në kuadër të vizitës së tij

22:29 / February 6, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
damian gjiknuri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, i ftuar në “5 Pyetjet” nga Ilir Babaramo u shpreh se në dijeninë e tij nuk ka asnjë zyrtar të lartë të qeverisë shqiptare, dhe as ai vetë, që të jetë thirrur për tu marrë në pyetje apo që të jetë nën akuzë nga SHBA për çështjen “McGonigal”.

“Skam dijeni të jetë thirrur ndonjë zyrtar shqiptar. As unë vetë dhe asnjë zyrtar tjetër nuk është nën akuzë për këtë qëllim, e ka thënë këtë gjë edhe vetë Kryeministri Rama. Unë isha jo më larg se tre ditë më parë në SHBA, kam qenë i thirrur në kongresin amerikan. Isha në forumin e sigurisë për masat që duhet të marrë Evropa për të kundër-balancuar ndërhyrjet ruse dhe kineze.”, tha Damian Gjiknuri.

Damian Gjiknuri deklaron se McGonigal nuk është favorizuar nga qeveria Rama dhe as nga ai gjatë kohës kur ka qenë ministër Energjetike.

“Ju besoj e keni lexuar dhe aktakuzën, nuk flitet për shqetësim pse ka takuar ministrin e Energjisë. Nuk ka qenë i shoqëruar nga Zoti Duçka. Bisedat që kam bërë kanë, ka pasur marrëdhënie zyrtare me ministrinë e Energjetikes, nuk ka kërkuar favor. Ajo është bërë në një ceremoni që McGonigal i është dhënë “Qytetar Nderi”, nga Bashkia e Tropojës, dreka është bërë në Tiranë. Kaq është historia, nuk ka gjë të fshehtë, nuk ishte terrorist, apo njeri me krime që unë duhet të ruhesha. Nuk kishte dijeni qeveria shqiptare nëse ai do të ishte në thyerje të Kodit të Etikës që nuk ka deklaruar udhëtimet në Shqipëri, kemi qenë në mirëbesim të një zyrtari të lartë. A ka zbatuar ai detyrën është një çështje që po hetohet”, tha Gjiknuri.

Damian Gjiknuri McGonigal PS
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi shqyrton raportet e SPAK, KLSH dhe Avokatit të Popullit, PD vendos para seancës për pjesëmarrjen

08:23 / July 20, 2026

SHBA-ja vijon sulmet, godet Iranin për natën e nëntë radhazi për të “nderuar” amerikanët e rënë

08:19 / July 20, 2026

Spanja, kampione e Botës! Argjentina zbret nga froni

08:00 / July 20, 2026

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.