Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Gjiknuri flet për pergjimin e Ballës: Duhet të pyesni personat konkretë, protesta në 6 dhjetor, turp i vendit

15:19 / November 25, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gjiknuri 752x440 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri ka komentuar nga Elbasani zhvillimet e fundit politike në vend.

I pyetur lidhur me akuzat ndaj Taulant Ballës në lidhje me dosjen Çapja, Gjiknuri deklaroi se nuk kishte dëshirë të merrej me deklaratat e mediave dhe se kjo pyetje u duhet bërë personave konkretë.

“Unë nuk dua të merrem me deklaratat e mediave. Për këtë gjë duhet të pyesni personat konkretë. Ajo që dua të them është se PS është një parti e fortë, një parti që bazohet tek vullneti i njerëzve”, tha Gjiknuri.

I pyetur për protestën e 6 dhjetorit Gjiknuri u shpreh se mazhoranca nuk ka bërë asnjë hap për të penguar asnjë protestë, por nuk është e udhës të protestohet kur vijnë gjithë kryemnistrat e BE dhe Shqipëria kthehet në qendër të diplomacisë kur merren vendime të rëndsishme për fatet e vendit dhe rajonit.

“Mazhoranca nuk ka bërë asnjë hap për të penguar protestat. Opozita në këto vite ka gëzuar çdo të drejtë për të bërë protesta, jo si dikur që protestat pengoheshin me Berishën e parë apo vriteshin protestuesit me Berishën e dytë.

Problemi i asaj proteste është se i bën turp vendit ditën kur vijnë të gjithë kryeministrat e europës në Tiranë. Tirana merr flamurin e procesit të Ballkanit Perëndimor dhe bëhet kryeqendra e diplomacisë europiane përsa i përket fateve të rajonit, nuk ka qenë zakon I shqiptarit që të presë miqtë me protesta”, deklaroi Gjiknuri.

Gjiknuri ndodhej në Elbasan me rastin e 110 vjetorit të ngritjes së Flamurit të Pavarësisë në këtë qytet.

Damian Gjiknuri Sekretar i PS
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026

Rama rikthehet në Theth dhe mbron shembjet: Ndërtimet pa leje prekën zemrën e fshatit

18:42 / July 21, 2026

Gjermania rihap debatin për dyqanet të dielave, por ndalimi mbetet në fuqi

18:30 / July 21, 2026

Judit Polgár refuzon ofertën për t’u bërë presidente e Hungarisë

17:46 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.