Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Gjiknuri inspekton argjinaturën mbrojtëse përgjatë lumit Shkumbin: Tranformim rrënjësor

15:56 / November 16, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
9cb86ea3 7335 4468 993e 221d42074bcb
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Përmbyllet faza e dytë e punimeve përgjatë lumit Shkumbin, ku ngritja e argjinaturës mbrojtëse përveçse shmang përmbytjet ka sjellë përftimin e një sipërfaqeje e cila është kthyer në një shëtitore dhe ambiente çlodhëse për qytetarët.

Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri i shoqëruar dhe nga kryebashkiaku Kastriot Gurra inspektuan argjinaturën e re e cila ka sjellë një transformim rrënjësor të zonës.
“Në fakt unë kam qenë dëshmitar i progresit të këtij projekti. Siç e shikojmë është një transformim rrënjësor; e ka ndryshuar peizazhin e qytetit. Kur vjen dhe e shikon pasi përshkruan këtë rrugë të gjatë shumë të bukur, vura re se shumë qytetarë të Librazhdit e vizitojnë, me ambiente komplet të reja sportive, të bind se ky investim ja vlen. Kjo i jep një bukuri të jashtëzakonshme Librazhdit.
Është një nga ato vepra që ata që ikin nga Librazhdi mund të ndjejnë zili. Ata që e shohin për herë të parë kanë dëshirë ta vizitojnë. Gjithkush që e viziton do të shikojë që Librazhdi ka një shëtitore për qytetarët dhe ambiente sportive që e shoqërojnë”, tha ai.
Gjiknuri, që është njëherësh dhe drejtues politik i qarkut Elbasan, shprehu angazhimin e tij që edhe pjesa tjetër e investimit të vijojë. “Unë e marr angazhim që do të bëj gjithçka, që edhe pjesa tjetër e investimit të vazhdojë. Ky është një investim me dy funksione. Pra, jo vetëm mbron tokat nga përmbytja, por kthen këtë territor në ambiente çlodhëse. Ku ka më mirë sesa të rinjve dhe të rejave të qytetit ti ofrohen këto mundësi në këtë klimë të mrekullueshme. Realisht thashë me shumë sinqeritet që gjithkush që është larguar e sheh me nostalgji dhe do të kthehet prapë këtu”, theksoi Damian Gjiknuri.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Filipinas, indianë dhe egjiptianë në krye të punësimeve, ja sa të huaj jetojnë në Shqipëri!

11:07 / August 6, 2026

Ministrja Sala: Heqim kufizimin e moshës për Check-Up, vjen linja e këshillimit dhe shërbimi i parë i Geriatrisë për të moshuarit

12:09 / July 28, 2026

Maturantët nisin sot aplikimet për universitetet, gjashtë ditë afat për plotësimin e formularit A2

08:35 / July 27, 2026

Greva e punonjësve të palës greke – Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Mavromat

14:18 / July 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.