Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Gjiknuri në Elbasan: PS është alternativa më e mirë. Shqiptarët e kanë hedhur Berishën dhe Metën në koshin e historisë

18:35 / February 14, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2023 02 14 at 17.29.32
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri bashkë me kryebashkiakun Gledian Llatja zhvilluan një bashkëbisedim me banorët e lagjes “Katund i vjetër” në Njësinë Administrative Shushicë. Numri dy i socialistëve u shpreh se PS është alternativa më e mirë e cila ka treguar se di të punojë.

”Ne kemi një kandidat shumë të mirë që nuk është vetëm. Ka mbrapa një organizatë politike që është PS-ja dhe qeverinë e Edi Ramës që pas 14 majit jemi ne në pushtet për t’i bërë realitet ato që thotë Gledi. Mbi të gjitha ka dhe anën njerëzore se unë e di që është djalë i komunikueshëm, i aksesueshëm. Kërkoj që ta mbështesni. Gledi është treguar shumë i drejtë mes fshatit dhe qytetit. Kështu që vota për Gledin dhe për Partinë Socialiste do jetë vazhdimësi e gjithë gjërave të mira të nisura këtu”, tha Gjiknuri.

Drejtuesi politik i qarkut u bëri thirrje atyre që më 14 maj të mos shpërdorojnë votën. Gjiknuri tha se Berisha dhe Meta nuk kanë asnjë alternativë zhvillimi, ndërsa shprehu bindjen se shqiptarët e kanë hedhur këtë dyshe në koshin e historisë. “Mos e shpërdoroni votën kot. Krahu tjetër e dëgjoni çfarë thonë në televizion, përmbysje thonë, revolucion, asnjë gjë tjetër. Asnjë alternativë zhvillimi. Pra, Berisha me Metën janë bërë bashkë për t’u rikthyer prapë në pushtet. Unë jam i bindur që shqiptarët i kanë hedhur në koshin e historisë. Shqiptarët meritojnë më shumë”, tha Gjiknuri.

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, u shpreh edhe se Elbasani e ka provuar dhe më parë kandidaturën e opozitës dhe nuk ka bërë asnjë punë për qytetin. “Ne do bëjmë ç’mos që t’u qëndrojmë pranë për problematikat. Në fushatë zgjedhore do vijë dhe ai krahu tjetër, do premtojë, do mashtrojë. Se s’kanë çfarë bëjnë ata. E vetmja gjë që do thonë ata është: do ta bëj unë. Se ai që s’ka bërë asgjë e ka kollaj kur s’ka gjë në dorë. Ai që është nga krahu tjetër ka qenë kryetar PD-je, ka qenë kandidat për kryetar bashkie, ka qenë në pushtet kur ishte PD-ja, të gjitha i kishte në dorë. Asgjë nuk bëri”, deklaroi Gjiknuri.

Damian Gjiknuri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjykata e Lartë shpall kandidatët zyrtarë për KLGJ, përcaktohet edhe data e zhvillimit të zgjedhjeve

14:57 / July 21, 2026

Avokati i Veliajt, Plarent Ndreca reagon pas gjobës: Njoftova gjykatën për mungesën, isha në një proces tjetër të planifikuar prej vitesh

14:51 / July 21, 2026

I akuzuar për shkelje në procedurat e prokurimit publik, shtyhet seanca paraprake për Erjon Isain dhe 15 të pandehurve

14:45 / July 21, 2026

“Shihemi në BE”, Gonzato mbyll mandatin në Shqipëri me një mesazh mirënjohjeje: Shqipëria do të mbetet në zemrën time

14:38 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.