Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Gjiknuri për Komisionin: Prodhoi një trakt politik, tentuan t’i japin oksigjen një partie që po shkërmoqet përditë

20:11 / March 10, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gjiknuri 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri duke folur për raportin e Komisionit Hetimor për impiantin e mbetjeve urbane tha se, “akuzat e ngritura qoftë për qeverinë por edhe ndaj personit tim, pata mundësinë t’i çmontoj në mënyrë të qetë para komisionit hetimor”.

Duke marrë fjalën në seancën plenare të Kuvendit, Gjiknuri e cilësoi Komisioni hetimor qesharak, pasi siç tha ai, “në fund ky komision prodhoi një fletë rrufe politike dhe i shndërroi kolegët deputetë në prokurorë, të cilët ngritën akuza qesharake duke e çmontuar dhe kauzën e tyre politike, që mendonin se e kishin ngritur mirë”.

Gjiknuri vuri në dukje se raporti që ka përgatitur ky Komision, tregon qartë që e kanë bërë copa copa njerëz të ndryshëm të cilët janë nxitur të prodhojnë një trakt politik, ndërkohë që nga ana tjetër, ato vepra pavarësisht nga akuzat që janë ngritur, nuk mund t’ju mohohet vlera e tyre.

“Emri im është futur qëllimisht nga kreu i Partisë Demokratike për të njollosur emrin e Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, sepse roli im është minimal dhe i papërfillshëm”, deklaroi ai, teksa vuri në dukje se “ai Komision u ngrit sfond i zhvillimeve të tjera politike nga PD”.

“Dilni këtu dhe thoni është dhënë një koncesion i fshehtë nga Gjiknuri për 25 vjet, ndërsa aty ka një shkresë një autorizim të qartë me bazë ligjore. Trakti që prodhoi ai Komision provojë falsitetin e gjithë akuzave dhe dështoi dhe sfondin për të cilën e zhvilluat, për t’i dhënë oksigjen një partie që fatkeqësisht po shkërmoqet përditë dhe nuk ju vlejti as për fushën e 6 marsit”, deklaroi Gjiknuri.

Gjiknuri theksoi se “qeveria shqiptare, pavarësisht çdo pretendimi që mund të ketë çdo vepër publike, asnjë nuk e mohon dot se këto vepra publike po japin ndikimin e tyre në ekonomi dhe mjedis. Incerenatori i Elbasanit ka zgjidhur problemin e mbetjeve dhe së shpejti do të kemi një edhe në Fier, sepse janë vepra në shërbim të qytetarëve dhe vendit”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjermania pro zgjerimit të shpejtë të BE-së

14:59 / October 4, 2026

Më 13 tetor, konferenca e 10-të Shqipëri-BE

21:31 / October 3, 2026

‘Tajvani’ do t’i lërë vendin një godine të re, Berisha: Jemi kundër ndërtimit në parkun e vetëm në Tiranë, po mbledhim firmat për një peticion

16:26 / October 3, 2026

Rama prezanton platformën “Flamingo Mirror”, ja si do funksionojë/ “Transparencë e plotë”, Rama: Nuk kemi asgjë për të fshehur

15:02 / October 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.