Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri i cilësoi korrekte zgjedhjet e pjesshme vendore që u mbajtën në 6 bashki të vendit. Në një dalje për medias pas mbylljes së procesit të votimit, Gjiknuri u bëri thirrje komisionerëve të të gjitha palëve që të çojnë deri në fund perocesin në përputhje dhe me parashikimet ligjore.
“Procesi ka shkuar mirë me pak probleme për shkak të problemeve natyrore, se jemi në stinën e dimrit. Dua të falenderoj administratën zgjedhore për mbështetjen dhe ndjekjen e këtij procesi, edhe ato komisionerë që bënë gjithçka për të ushtruar detyrën e tyre, ku ka pasur shumë borë. PS është e kënaqur nga ecuria e këtij procesi, prisnim një pjesëmarrje më të lartë, po i kuptojmë se s’ishte motivimi si në zgjedhjet e përgjithshme apo kushtet atmosferike, askush nuk u pengua në ushtrimin e të drejtës së votës. Dua të bëj thirrje komisionerëve gjithçka duhet dhe do të shkojë sipas ligjit, të ushtrojnë detyrën deri në fund të mos intimidohen nga partitë politike dhe as të ndjekin udhëzimet e partive politike, shpresojmë të kemi rezultatet e Vorës”, deklaroi Gjiknuri.
Duke u ndalur tek zgjedhjet në Vorë dhe pretendimet e një pjese të opozitës, Gjiknuri tha se procesi ka shkuar normalisht dhe se votimi dhe numërimi elektronik eliminojnë çdo dyshim.
Ai nënvzoi se tashmë ka ardhur koha për depolitizimin e komisiomnerëve në përputhje me rekomandimet.
“Siç është bërë me dije nga KQZ, komisionerët emërohen sipas një procedure ligjore. Që të jesh komisioner, duhet të jesh banor i asaj zone. Nëse partia nëse nuk është në gjendje të gjejë komisionerë të asaj zone, ësjhtë prioblemi i tyre. Procesi i votimit vazhdon pavarësisht nëse janë ose jo 7 anëtarë. Në rastin në fjalë, kemi pasur shumicë komisionesh. PD ushtroi të drejtën e ankimimit, në KAS dhe aty u dha një zgjidhje për një pjesë të çështjes së sekretrarëve. Dua të them që procesi i votimit në Vorë ishte elektronik. Komisionerët nuk kanë pasur asnjë rol, përveç asaj formal. Dua të theksoj që janë pretendime të kota. Më vjen keq që PD nuk gjen dot as komisionerë. Ka ardhur momenti që në reformën zgjedhore duhet t’i mëshojmë asaj pike, depolitizimin e komisioneve zgjedhore. Ligji zgjedhor nuk është i qartë. Komisionerët ishin aty, kishin komisionerët” – tha Gjiknuri.
Sekretari i Përgjithshëm i PS renditi dhe disa faktorë që ndikuan në uljen e pjesëmarrjes së qytetarëve.
“Janë disa faktorë. Për të nxjerrë konkluzionet e partive, duhet parë reziltati. Kodi zgjedhor ka parashikuar kohën zgjedhore. Ne kemi parashikuar pranverën dhe vjeshtën për zgjedhje, sepse moti është i qëndrueshëm. Këto zgjedhje mbase nuk e kishin të njëjtën rëndësi si ato të vitit të kaluar. Përçarja e opozitës është një element që ka dekurajuar elektoratin. Duke i mbledhur këto faktorë, mund të them që pjesëmarrja prapë është e kënaqshme. Unë kështu e analizoj, por duhet të presim rezultatet” ,– u shpreh Gjiknuri.
