Ish ministri i Energjisë Damian Gjiknuri i është përgjigjur akuzave të sekretarit të përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi për iceneratorët, duke i bërë dhe një sfidë atij.
“Ju problemin e keni me kontratëat e iceneratorëve dhe si i kanë lëshuar ato apo personat në fjalë para se të ishin iceneratorët. E dyta, në ato kontrata ministria që unë kam drejtuar nuk ka as një rol. e treta nuk mund të them që nuk janë të gabuara, por skemën ekonomike që keni bërë kallëzim çojeni deri në fund, nuk kam asnjë problem. Po të përmendësh këtu shpifje jo Maltra jo ato është joetike për ty, ti Gaz kaq e ke. Mos u mundo të ndërtosh karakterin tënd politik mbi shpifje me ato grafika që nxjerr se stë bën asgjë. Nëse gjen gjë unë kam vizituar më shumë se një herë, po gjete dy udhëtime të miat në Maltë unë iki nga kjo sallë o ti”, tha Gjiknuri.
Bardhi më herët publikoi udhëtime të Gjiknurit me perfituesit e incineratoreve. “Por rol kyç në pasurimin e miqve të tij me skemën mafioze të inineratorëve ka patur edhe Damian Gjiknuri, sot numri 2 i Partisë Socialiste. Ai ka rol kyç në skemën mafioze të incineratorëve për t’u grabitir paratë e marra borxh në emër të shqiptarëve dhe për t’i çuar në parajsa fiskale. Ky nuk ka patur fatin e keq të bëjë aksident me Mirel Mërtirin si Arben Ahmetaj, por rezulton se ka udhëtuar 15 herë me përfituesit kryesorë të incineratorëve, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto. Ja ku janë të gjitha datat. Udhëtime me avion, makinë, anije, jaht, madje edhe charter. Prej ditës së parë në pushtet, kanë udhëtuar bashkë, kanë planifikuar bashkë dhe kanë miratuar që borxhin e marrë në emër të shqiptarëve ta çojnë tek incineratorët, fillimisht në Elbasan, me kontratën e vitit 2014. Dokumentat tregojnë se Damian Gjiknuri ka udhëtuar me Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin 2 herë brenda 1 muaji, shumë pak javë përpara miratimit të koncesionit në qeveri, ku përgjegjës direkt ishte ai si Ministër i Ekonomisë dhe Energjitikës. E njëjta skemë është përsëritur sa herë miratohej një kontratë e koncesionit të incineratorëve.
Përpara se ta thërresë SPAK, i zgjedhuri i Edi Ramës si numri dy i Partisë Socialiste duhet tu japë përgjigje shqiptarëve edhe për disa pyetjeve:
Damian Gjiknuri duhet të thotë sa herë ka bërë pushime në shtëpinë përfituesit të incineratorëve Mirel Mërtiri në Maltë? Për qytetarët që na ndjekin, Malta konsiderohet si parajsë fiskale për fshehjen pas kompanive guackë të miliarda eurove që qarkullojnë. Nuk është çudi që edhe paratë që janë borxh këto 8 vjet dhe u janë dhënë incineratorëve përmes Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos të kenë përfunduar në Maltë. Damian Gjiknuri duhet të thotë a ka vetë shtëpi në Maltë apo llogari të fshehura bankare të krijuara pas dhënies me koncesion edhe me firmën e tij të incineratorëve. Sot po ndaloj vetëm këtu. Nuk po e pyes me detaje për lejet minerare të dhena ortakut të incineratorëve, lejet për HEC-e dhe energji, tendera nga OSHEE, etj. Për këto smë del koha sot, por do flas në një tjetër seancë.
Sot po mjaftohem duke thënë se kjo është më e komplikuar se skema e blerjes së zgjedhjeve”, tha ai
